Kulturë

Trashëgimia e kujtesës në Kosovë – pasuri e pavlerësuar

Debat, ekspozita, 19 prill

Ekspozita me fotografi e hapur në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren, që është pasuar edhe me debatin në panel, si temë qendrore ka trajtuar çështjen e trashëgimisë së kujtesës në Kosovë. Me këtë rast janë diskutuar politikat dhe praktikat e kujtesës në Kosovë, trashëgimia kulturore se çfarë është dhe si lexohet, pastaj sfidat në ruajtjen e saj, si dhe vizioni për të. Konstatim i përbashkët i panelistëve ka qenë se trashëgimia e kujtesës është larg rolit e peshës që mund të ketë në shoqëri

Një marrëveshje e re shoqërore lidhur me rolin e trashëgimisë kulturore në Kosovë është theksuar si nevojë aktuale në debatin “Kosova – trashëgimia e kujtesës”, të mbajtur të martën mbrëma në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren. Në këtë organizim të Forum ZFD, profesionistët nga institucionet, akademia e shoqëria civile kanë diskutuar mbi politikat dhe praktikat e kujtesës në Kosovë, për trashëgiminë kulturore se çfarë është dhe si lexohet, sfidat në ruajtjen e saj, si dhe për vizionin afatmesëm dhe afatgjatë në këtë fushë.

Sali Shoshi nga “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB) ka theksuar se Kosova ka numër të konsiderueshëm të aseteve të trashëgimisë kulturore, por se deri më tani nuk ka arritur që ta definojë saktë rolin e tyre në shoqëri, prandaj ka konsideruar se nevojitet një kontratë e re shoqërore për këtë.

“Kosova ka diku mbi 1500 vende, lokalitete, asete të cilat janë identifikuar që kanë vlera, por që ende në këtë transicion nuk ka arritur t’i ndërtojë kapacitetet e veta që edhe këto të kenë rolin e vet në shoqërinë tonë, të kemi interaksion më të madh”, ka thënë ai.

Profesoresha Nita Luci ka përkujtuar se edhe në projektet e mëparshme kërkimore rreth hartëzimit të kujtesës së Kosovës është tentuar që të gjendet përgjigjja se cila mund të jetë kontrata shoqërore rreth trashëgimisë kulturore.

shumëçka te politikat e kujtesës të cilat qoftë qëllimisht, qoftë joqëllimisht fshijnë-zhdukin, shenja, kujtesa, përvoja të rëndësishme historike, shoqërore të Kosovës dhe se ato janë të shumta, janë të shumëfishta, janë diverse, dhe se kërkojnë një kërkim, një hulumtim pak më të thukët”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq Shafi Gashi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës ka pohuar se ka përpjekje të shtuara për prezantimin e trashëgimisë kulturore, por edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e këtyre vlerave, ndonëse gjendja nuk mund të thuhet se është shumë e mirë.

“Nuk them që për momentin monumentet tona dhe sitet janë në gjendje shumë të mirë, por besojmë që në vitet në vazhdim edhe baza ligjore, edhe resurset humane, dhe buxheti do të rriten në mënyrë që trashëgimia të këtë një trajtim të duhur dhe të bëhet sa më shumë promovimi i saj në mënyrë që të përcillet te gjenerata e ardhshme ajo që është ruajtur me vite në nëntokë dhe në kujtesën kolektive të popullsisë së Kosovës”, është shprehur Gashi.

Image

Ekspozita shqyrton njëzet e pesë vende të kujtesës...


Në anën tjetër Samir Hoxha nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren ka vlerësuar se korniza ligjore dhe ajo institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore janë në pajtim me standardet ndërkombëtare, por se në sistemin e mbrojtës ka shumë hisedarë që jo çdo herë janë në nivel të detyrës.

“Konsideroj që mosbashkëpunimi në raste të caktuara ndërinstitucional sjell si rezultat degradimin e trashëgimisë kulturore, apo të themi bashkëpunimi në nivel të kufizuar ndërinstitucional e me theks të veçantë në mes të institucioneve lokale dhe atyre qendrore sjell në raste të caktuara dëmtimin e aseteve të trashëgimisë kulturore. Në Prizren jemi dëshmitarë që jo rrallëherë edhe institucionet lokale, ato komunale, vetëdijshëm apo pavetëdijshëm kanë zhvilluar aktivitete të jashtëligjshme pikërisht në Qendrën Historike të Prizrenit, dhe kjo është një dëshmi e hidhur, e cila pastaj krijon probleme në zbatimin e sistemit mbrojtës të trashëgimisë kulturore edhe tek personat fizikë”, ka thënë Hoxha.

Krahas debatit, është hapur edhe ekspozita me fotografi të realizuara nga Korab Krasniqi, që janë pjesë e foto-monografisë “Trashëgimia e kujtesës në Kosovë: Konteksti i përgjithshëm”, botuar nga Forum ZFD dhe “Integra”, që shpërfaq një peizazh të gjerë e të përgjithshëm të kulturës materiale të mbamendjes në Kosovë.

Ekspozita shqyrton njëzet e pesë vende të kujtesës. Në hapjen e ekspozitës, artisti vizual Arbnor Morina ka shprehur qëndrimin se trashëgimia vazhdimisht formësohet.

qysh unë e shoh është sikur përditshmëria jonë. Ne nuk është që jemi të kujdesshëm, sepse jemi njerëz dinamikë, kemi angazhime, probleme, ngarkesa, mirëpo këto përditshmëritë tona neve na formësojnë. Kjo është edhe trashëgimia jonë që çdo ditë formësohet, merr formë, krijohet dhe rikrijohet”, ka deklaruar ai. Ekspozita me fotografi do të jetë e hapur deri më 27 prill.