Kulturë

Trashëgimia e Haki Misinit jeton edhe 21 vjet pas vrasjes

Në fillimvitet '70 e çau skenën me këngët që gërshetonin folklorin me rock-muzikën.

Tri orë para përfundimit të luftës, forcat serbe e rrëmbyen nga banesa, raporton KOHA.

Nga viti 2005, ankthi i pritjes së familjes Misini mori fund, kur iu gjetën eshtrat.

21 vjet pas vrasjes, trashëgimia e Haki Misinit vazhdon të jetojë.

Në Ditën e Çlirimit, kujtimi për rockerin martir, vokalistin e ish-grupit “MAK”, jeton në copëzat e kujtimeve të familjarëve.

Karriera e Haki Misinit mori hov në vitin 1973 me grupin “MAK”, një ndër grupet më të njohura dhe të para të muzikës rock në Kosovë. Hiti më i madh i grupit mbetet “Moj e mira te pojata”, që vazhdon të ripërpunohet edhe sot.