Kulturë

“Tingujt e Anadollit” shkrijnë poezinë sufiste me jazz

Koncerti i organizuar nga “Yunus Emre”, interpreton grupi “Tingujt e Anadollit”

Në mbrëmjen e së martës, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në koncertin e organizuar nga instituti “Yunus Emre”, ka interpretuar grupi “Tingujt e Anadollit” në përbërje të drejtuesve të grupit Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu me muzikë etno-jazz. Gjithashtu grupi nga Kosova “Ela & Friends”, i përbërë nga artistë vendorë, kanë sjellë një performancë të veçantë në stilin etno-jazz, duke pasuruar këtë mbrëmje kulturore

“Mevlam Bir Çak Dert Vermiş”, një këngë me origjinë nga krahina e Malatyas në Turqi, e cila përfaqësonte një thesar të muzikës popullore turke, ka hapur koncertin. Melodia dhe teksti mbartin thellësi emocionale dhe shpirtërore që kanë përshkuar shekuj të tërë. Nën aranzhimin e Anıl Şallıel, kjo këngë është një rrëfim për rilindje moderne, duke ruajtur autenticitetin e saj tradicional, por njëkohësisht duke fituar një dimension bashkëkohor përmes jazzit dhe elementeve të improvizimit.
Në mbrëmjen e së martës, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë në koncertin e organizuar nga instituti “Yunus Emre”, ka interpretuar grupi “Tingujt e Anadollit” në përbërje të drejtuesve të grupit Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu me muzikë etno-jazz. Gjithashtu grupi nga Kosova “Ela & Friends”, i përbërë nga artistë vendorë, kanë sjellë një performancë të veçantë në stilin etno-jazz, duke pasuruar këtë mbrëmje kulturore. 

Grupi turk bashkon edhe Burak Aykaç – Bağlama, Güneş Ünal që luan në piano, piano, Erhan Seçkin në bateri, Cemal İlkbahar në perkusionë, Raim Paksoy në bas e Hasan Emirhan -në kitarë. 
Grupi kosovar “Ela & Friends”, gjithashtu ka performuar me disa këngë dhe muzikë etno-zhaz duke lënë mbresa te publiku me profesionalizimin e tyre. Grupi përbëhet nga Dukagjin Muhagjeri në saksofon, Arsim Baftiu në bas, Granit Paçarada në bateri, Istref Krasniqi në piano, Tolga Kazaz në Kitarë dhe solistja Ela Kazaz.

Ritmi i defit dhe instrumenteve të tjera tradicionale krijuan një bazë të qëndrueshme që ndërthuret me nuancat delikate të muzikës së grupit turk. Interpretimi filloi ngadalë, duke pasqyruar një hyrje introspektive dhe duke ndërtuar gradualisht një intensitet emocional. Në kulminacion, melodia shpërtheu në tinguj plot ndjenjë, duke përforcuar mesazhin emocional të këngës.

“Haydar Haydar (Ben Melanet Hırkasını)” është kënga e dytë, një këngë sufiste e cila mban vulën shpirtërore dhe filozofike të poetit të famshëm bektashi Imadaddin Nasimi. Kjo këngë bart thellësinë mistike të poezisë sufiste, duke u rikthyer me një ndjeshmëri moderne përmes aranzhimit të Anıl Şallıel.

Nën udhëheqjen e Anıl Şallıel, kjo këngë mori një qasje të freskët dhe moderne, ku përsëri instrumenti kryesor, saksofoni, i jep këngës një dimension të ri, duke ndërthurur tingujt sufistë me elemente jazzi. 
Grupi i udhëhequr nga Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu sjell një përzierje të pasur të muzikës tradicionale turke me elemente jazzi dhe mistike, duke u fokusuar në tema universale si dashuria, vuajtja dhe kërkimi shpirtëror. Këngët e tyre bartin mesazhe të thella mbi përballimin e sprovave të jetës, durimin, dhe lidhjen me hyjnoren, shpesh duke i frymëzuar dëgjuesit për reflektim të brendshëm dhe përqafim të përvojave njerëzore. Përmes aranzhimeve moderne dhe improvizimeve të fuqishme, grupi kapërcen kufijtë kohorë dhe kulturorë, duke krijuar një lidhje shpirtërore me publikun.

Veçantia e grupit në përgjithësi si te tekstet ashtu edhe melodia qëndron në aftësinë për të sjellë muzikën tradicionale turke në një kontekst modern, duke përdorur elemente të jazzit për të krijuar një përvojë muzikore të pasur dhe të veçantë. Ata përdorin regjistrime të vjetra të artistëve legjendarë si Aşık Veysel dhe Zeki Müren, duke i interpretuar në mënyrë të re dhe kreative. 

Mareechi Asu ka treguar se që nga fëmijëria ka qenë i lidhur me muzikën jazz për shkak të burimeve të saj që përmbajnë elemente të muzikës sufiste. Të dyja këto lloje të muzikës ndajnë improvizimin si një element të përbashkët, duke qenë që janë momentale dhe gjithçka mund të ndryshojë në çast.

“Kur e kemi nisur projektin fillimisht me Anilin, kemi thënë le ta kemi një bazë, mirëpo gjatë rrugës gjithçka mund të ndryshojë,” shpjegon Mareechi Asu. “Komunikimi dhe energjia që marrim dhe japim nga publiku është pjesa më e rëndësishme për mua”, ka thënë Asu.

Ai tregoi se muzika lindore, sipas tij, ka një mesazh të brendshëm dhe ndërlidhet ngushtë me poezinë. Muzika në Azinë e Mesme shpesh buron nga poezia, duke krijuar lidhje të thella mes artit muzikor dhe artit letrar në kontekste historike dhe shoqërore. Sipas tij, poetët vazhdimisht gjatë periudhave të ndryshme kohore, gjatë luftës, në liri, gjatë periudhave të urisë të mëdha botërore kanë shkruar poezi të ndryshme, prej të cilave është formuar edhe muzika në vende të ndryshme, madje ka grupime familjare muzikore, ka edhe muzikë fetare.

“Natyrisht që kjo muzikë e tregon dashurinë përbrenda njerëzve dhe atij populli,” vazhdoi Mareechi. “Kjo rrugë dëshiron që t’i drejtojë ‘hakikat’ në rrugë të drejtë”, ka thënë ai.

Asu u shpreh se qëllimi i tij dhe i grupit është që muzika të reflektojë poezinë, ndjenjat dhe emocionet e tyre, duke krijuar një përvojë që nuk ka nevojë për përkthim. “Unë këndoj atje, ti e ndien këtu”, ka thënë ai.

“Me muzikë kam filluar të merrem qysh në moshën 9-vjeçare dhe t’i bie saksofonit. Me jazz jam njohur përmes babait tim. Në shtëpinë tonë gjithnjë kemi dëgjuar dhe kemi luajtur muzikën jazz”, ka thënë Anil Salliei.

Ai ka thënë se falë një ambienti të tillë, ka zhvilluar një pasion për të integruar jazzin me muzikën klasike turke dhe ndihet krenar që ka arritur ta harmonizojë këtë dyllojshmëri muzikore.
“Jeta ime kalon duke marrë pjesë nëpër turne, prej Berlinit në Adana, prej Adanas në Prishtinë dhe prej Prishtinës në Paris”, tregoi Anil. “Natyrisht që kjo jetë dinamike ka reflektuar edhe në jetën time të jazzit”, ka thënë Salliei.

Ai thekson se muzika jazz është e vështirë dhe që të jesh artist kërkon përkushtim dhe punë të palodhur. “Të rinjtë muzikantë assesi mos të ndalen”, ka treguar ai.

Kurse Tolga Kazaz ka treguar se këtë formacion e kanë formuar posaçërisht për këto dy  ngjarje. 
“Koncerti i parë ka qenë më 23 dhjetor në Prizren, ndërsa koncerti i dytë më 24 dhjetor në Prishtinë. Kemi përgatitur një program i cili tregon trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Jemi munduar të bëjmë këngë që prezantojnë Kosovën gjithkund në botë”, ka thënë Kazaz.

Kazaz tregoi se, sa i përket muzikës me të cilën janë paraqitur, ata janë munduar të krijonin një kombinim mes etnos dhe jazzit, duke përpunuar këngë të vjetra qytetare që reflektojnë traditën dhe identitetin e Kosovës. Organizimi në Prishtinë kishte qenë në një nivel shumë më të mirë krahasuar me Prizrenin, ku kishin performuar në një sallë sportive të papërshtatshme për atë lloj muzike. 

“Në Prishtinë ne si muzikantë jemi ndier më mirë dhe më të vlerësuar për pjesëmarrjen në ngjarje. Sonte ishim bashkë me qytetarët e Prishtinës në një koncert të jazzit turk, ‘Tingujt nga Anadolli’ i cili është projekt i Institutit Yunus Emre”, ka thënë koordinatori i përgjithshëm i institutit ‘Yunus Emre’, Ramazan Yilmaz.

Ai shtoi se që nga viti 2011 në Prizren, Prishtinë dhe Pejë, qendra kulturore turke ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të bashkuar dy kultura që ndajnë shumë gjëra të përbashkëta në art, kulturë dhe muzikë.

“Sikur edhe në aktivitete të tjera, edhe në këtë, qëllimi ynë kryesor është që të bashkojmë popujt dhe kulturat. Do të vazhdojmë të ndërthurim dhe të krijojmë ura kulturore mes popujve”, ka thënë Yilmaz.


Në mbrëmjen e së martës, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në koncertin e organizuar nga instituti “Yunus Emre”, ka interpretuar grupi “Tingujt e Anadollit” në përbërje të drejtuesve të grupit Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu me muzikë etno-jazz. Gjithashtu grupi nga Kosova “Ela & Friends”, i përbërë nga artistë vendorë, kanë sjellë një performancë të veçantë në stilin etno-jazz, duke pasuruar këtë mbrëmje kulturore