Kulturë

“The White Fortress” – drama e thellë që shndërrohet në romancë

Faruku (Pavle Çemerikiq) është një i ri në Sarajevë, i cili përpiqet të sigurojë jetesën duke shitur hekurishte me xhaxhanë e tij (Jasmin Gelo) dhe duke u përfshirë në krime të rrezikshme me shokun e tij Almir (Kerim Çutuna). Kur flasim për krim bëhet djalë për trafikimin e vajzave për shefin e tij Çedo (Ermin Bravo), por nuk mjafton që Faruku ta transportojë adoleshenten Minela (Farah Haxhiq) te një klient, rezidenca e të cilit është e fortifikuar dhe e mbrojtur nga truprojat. Për të treguar përkushtimin e tij, Faruku gjithashtu duhet të gjejë dhe të përfshijë vajza të reja brenda prostitucionit.

Kështu në një qendër tregtare në Sarajevë, heroi ynë bisedon me një vajzë që është në shkollë të mesme, Monën (Sumeja Dardagan). Marrëdhënia e tyre evoluon në diçka të ngrohtë dhe të paqartë, duke e bërë Farukun të vërë në dyshim planin e tij të rekrutimit. Kur i duhet të marrë Minelën e rrahur, forcohet bindja e tij për të ndërprerë misionin. Por Almiri e paralajmëron që Çedoja nuk do ta lërë të shkojë aq thjesht.

Drlaça e vendos filmin në mënyrë të duhur ndryshe nga realiteti shoqëror boshnjak. Heroi jeton me gjyshen e tij të sëmurë në një apartament që tregon se kjo familje para luftës ishte e respektuar dhe e sofistikuar, por tani është e varfër. Gjatë gjithë jetës së tij, Faruku është bërë dëshmitar se arsimi dhe vlerat humane nuk llogariten në këtë shoqëri brutale në transicion, dhe kështu ai përpiqet të jetë oportunist dhe “i fortë” si kolegët e tij.

Nga ana tjetër, Mona i përket “elitës së re”: ajo jeton në një shtëpi moderne në një pjesë të bukur të qytetit dhe një shofer e çon atë në shkollën e saj private ndërkombëtare me një “Mercedes”. Babai i saj (Alban Ukaj) është një politikan që shikon interesant e veta dhe zgjedhjet janë afër. Prindërit duan ta dërgojnë për të studiuar në Kanada. Atje ajo do të qëndrojë me xhaxhanë dhe hallën e saj. Por Mona dëshmon të jetë më shumë sesa thjesht një budallaqe e përkëdhelur.

Mes shumë pjesëve të veçanta në film, pjesa me Minelën thyen zemrën dhe thotë shumë. Kur Faruku e merr për ta dërguar të klienti, ajo është e sigurt, madje arrogante dhe vepron si të ishte 25-vjeçare, por kur ai e merr atë, ne shohim vetëm një vajzë të vogël të thyer që telefonon nënën e saj për t'i treguar se puna me shkollën po i shkon mirë.

Filmi përzien të vjetrën me modernen në një mënyrë kaotike me kreativitet, duke shfaqur në ekran një film legjendar partizan jugosllav, mesazhe me tekst, filtra të “Snapchat-it” dhe një diskutim rreth një reality-show. Regjisori në mënyrë freskuese shmang xhirimet në Qendrën historike të Sarajevës dhe përqendrohet në blloqet e apartamenteve në periferi dhe në rrugët e pjerrëta në skaj të qytetit, përveç skenës së bukur që mbyll filmin, e cila zhvillohet në kalanë e njohur.

Skenari i saktë i Drlaçës dhe lëvizjet emocionuese të karakterit, xhirimi serioz i Erol Zubçeviqit dhe montazhi ritmik e Ajla Odobashiqit e bëjnë atë një film të ngushtë, të arritur, por ylli i tij i vërtetë është aktori serb Çemerikiq.

Pasi që depërtoi në skenë me “No One's Child” dhe luajti role të vogla, por me rëndësi në “Stitches” dhe “The Load”, ai mund të bëhet lehtësisht aktori më i talentuar i brezit të tij në Ballkan. Ai është një përzierje në mes të Christopher Walken dhe Kevin Bacon, është sa bindës aq edhe i butë, i rrezikshëm ose thjesht i çuditshëm, dhe mund të mbajë, por edhe të vërë në pah emocione të fuqishme.

“The White Fortress” është një bashkëprodhim midis “SCCA / Pro.ba” të Bosnjës dhe “Timelapse Pictures” të Kanadasë.

“The White Fortress”, me titull origjinal “Tabija” (Kështjella e bardhë), ishte dhënë premierë në botëror në fillim të muajit të kaluar në edicionin e 71-të të Festivalit të Filmit në Berlin – “Berlinale”

Marrë nga “Cineuropa”. Përktheu Alberina Haxhijaj