Kulturë

Të darkosh me bardin

Nezir Sefaj u lind më 1955. Në Pejë kreu gjimnazin, kurse në Beograd mbaroi Fakultetin e Arteve Dramatike – degën e regjisë së filmit dhe të televizionit.

Ligjëroi “Teori Filmi” në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri më tash ka botuar katër përmbledhje me poezi (“Pallati L”, 1990, “Kadencë Muzgu” 1995, “Nga një profil i ardhur”. 2004, dhe “Si të jetosh në një stinë”. 2010).

Sefaj është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Nëna. E kotë, babai nuk bindej dhe nuk besonte në atë çfarë i thosha. Mosha ime mbetej në dyqanin e fotografit, e brishtë, e pafuqi, si shpresë në buzëqeshjen e dy burrave, që flisnin për një fotografi të vetme, se ajo s’ka ku të humbet, kështu insistonte mjeshtri i fotografive, burrë i zbehtë.

Kjo, thuajse pasqyrohej edhe në xhamat e përhimët të studios së tij të varfër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)