Rreth 40 pozita dhe rreth shtatë për qind e fuqisë punëtore të “Tate” janë prekur nga shkurtimi i stafit që është bërë krejtësisht nëpërmjet largimeve vullnetare dhe ngrirjes së rekrutimit. “Tate” që ka katër galeri në Londër, Liverpool dhe Cornwall, ka thënë se kjo masë do të “eliminonte deficitin me të cilin shumë muze si ‘Tate’ janë përballur që nga pandemia”
“Tate” po zvogëlon gati një të dhjetën e stafit të saj derisa institucioni i shquar britanik i arteve po garon për mbledhje fondesh të këtij viti për të mbështetur planet për rritje, sipas njohësve të çështjes.
Rreth 40 pozita dhe rreth shtatë për qind e fuqisë punëtore të “Tate” janë prekur nga shkurtimi i stafit që është bërë krejtësisht nëpërmjet largimeve vullnetare dhe ngrirjes së rekrutimit.
“Tate” që ka katër galeri në Londër, Liverpool dhe Cornwall, ka thënë se kjo masë do ta “eliminonte deficitin me të cilin shumë muze si ‘Tate’ janë përballur që nga pandemia”.
“Ndryshimet që janë bërë sigurojnë se ‘Tate’ mund të vazhdojë të japë programe novatore, të ndërtojë dhe të ndajë koleksionin tonë me publikun më të gjerë të mundshëm dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm të talentit krijues”, është thënë nga “Tate”.
Udhëheqësit e “Tate” kanë ndërmarrë një numër investimesh të mëdha këtë vit dhe duan të mbledhin fonde nga sponsorë si individë e korporata. ‘Tate’ veçse ka partneritet me “Hyundai”, “Uniqlo” dhe “Gucci”.
“Tate” në Liverpool po tregon rizhvillim të dukshëm, mbështetur nga fondet qeveritare dhe private, duke përfshirë galeri të reja për të sjellë vepra bashkëkohore në shkallë të gjerë nga koleksioni kombëtar në Liverpool për herë të parë.
Në rrugën “Ives”, “Tate” po restauron “Palais de Danse”, hapësirën studio të Barbara Hepworth e cila ka qenë e pashfrytëzuar që nga vdekja e saj.
“Tate Modern” do të festojë ditëlindjen e 25-të në maj me shfaqje dhe aktivitete të lira si edhe me kthimin në “Turbine Hall of Louise Bourgeois’s spider Maman”, e cila e hapi galerinë në vitin 2000.
Maria Balshaw, drejtoreshë e “Tate” dhe kryetare e Këshillit të Drejtorëve të Muzeve Kombëtarë, ka thënë se për të “eliminuar deficitin e mbetur nga pandemia, ‘Tate’ kishte rregulluar me kujdes forcën punëtore nëpërmjet mjeteve vullnetare”. Se kishte forcuar rrjedhat e reja të të ardhurave dhe kishte përparësi në aktivitetet e saj më të rëndësishme.
Muzetë dhe galeritë janë goditur nga rënia e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me numrat para pandemisë, ndonëse numri i vizitorëve vendës është kthyer në nivelet e mëparshme.
Numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur pak përgjatë sezonit 2023/24, në raport me vitet paraprake, por kjo ishte ende vetëm rreth tri të katërtat e niveleve para pandemisë.
Në rezultatet e saj financiare për vitin 2023/24, udhëheqësit e “Tate” miratuan një tjetër buxhet për vitin në ardhje duke përdorur rezerva të përgjithshme të pakufizuara, të gjeneruara në vitet 2021/22 dhe 2022/23.
Kjo u konsiderua si shkak për të ardhurat që nuk u rritën pas krizës së pandemisë me të njëjtin ritëm.
Vendimi për të miratuar një buxhet me deficit u mor për t’i dhënë kohë “Tate” për të zhvilluar një model të ri biznesi financiarisht të qëndrueshëm për të mbështetur “objektivat strategjike” të organizatës.
Sektori më i gjerë kulturor britanik është nën presion për të frenuar kostot, duke pasur parasysh një shkurtim në buxhetet për muzetë, galeritë dhe institucione të tjera. Universiteti i Uoruik, me Fushatën për Artet kishte hulumtuar se qeveria kishte shkurtuar buxhetet kulturore me rreth gjashtë për qind që nga viti 2010.
“Tate” financohet si nëpërmjet granteve qeveritare, ashtu edhe nëpërmjet fondeve private, duke përfshirë mbështetjen e korporatave, donacionet filantropike dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu fiton para nga shitjet e biletave të ekspozitës. Rreth 70 për qind e të ardhurave rriten nga burime joqeveritare.
“Tate” udhëhiqet nga një bord i kryesuar nga Roland Rudd, themeluesi i “Kristen”, një konsulencë globale e komunikimit, tani pjesë e “FGS Global”. “Është një organ publik ekzekutiv i sponsorizuar nga Departamenti për Digjitalizim, Kulturë, Medie dhe Sport.