Kulturë

Solistë të përzgjedhur e arie të njohura në koncertin festiv të Filarmonisë

Uvertura lirike e cila veçohet me shpërthime të fuqishme të harkorëve dhe me pjesë solo të violonçelos e frymorëve, hapi koncertin e Filarmonisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vepra me titull “Poeti dhe fshatarja” e Franz Suppe, erdhi si paralajmërim për programin e koncertit të fundvitit. Me këtë koncert, institucioni më i lartë i muzikës klasike në vend, realizoi gjithsej 17 projekte brenda një viti kalendarik.

Dirigjenti indonezian, Noorman Widjaja, u kthye për të dytën herë në Prishtinë, për të drejtuar orkestrën, por kësaj radhe me një program që ai parapëlqen të dirigjojë. Arie të operave të njohura botërore, karakterizuan mbrëmjen e së shtunës, duke i dhënë ngjyrim festiv kësaj ngjarjeje.

Sopranot Arta Jashari, Adelina Paloja, Dioklea Hoxha dhe Linda Kazani bashkë me tenorin Liridon Sadriu dhe baritonin Sokol Hidërsha, bartën mbi supe përgjegjësinë më të madhe. Një nga një u ngjitën në skenë për të interpretuar veprat e Donizettit, Piccinit, Delibes, Gaunodit, Gastaldonit, Verdit e Laras... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)