Yll Azemi e kishte nisur si hobi, por punëtoria që ka krijuar duket premtuese. Përpunon drurin për të krijuar një sërë produktesh, nisur nga lodrat deri tek orenditë.
Nisi krejt rastësisht katër vjet më parë, duke bërë disa prodhime për nevoja të veta. Duke qenë kështu, nuk kishte kujt t’i jepte llogari, prandaj i bëri ngadalë e pa presion, shkruan KOHA.
Vlerësimi që do të merrte nga njerëzit që e rrethonin do ta bënin që të mendonte, se hobin mund ta kthejë në një biznes të vogël. I diplomuar për master në sociologji, e me një punë tjetër stabile, Azemi do të vazhdonte të bënte këtë punë me merak e dashuri, krahas pak fitimit që mund të nxjerrë prej saj.
Zanafilla e hobit dhe minimalizmi në projektim
Punën me dru Yll Azemi nuk e ka të trashëguar direkt. Por thotë se mënyra se si është rritur ka ndikuar në këtë hobi të tij.
“Nuk mund të them se puna me dru është diçka e trashëguar edhe pse në familjen time të gjerë gjithnjë ka pasur mjeshtër të shquar, por jo në drejtimin e zdrukthëtarisë apo përpunimit të drurit”, thotë Azemi. Megjithatë, shton se ndikimi vjen në një tjetër formë. Të rritesh në një ambient ku punohet e mjeshtërohet dhe në kontakt të vazhdueshëm me vegla të ndryshme, padyshim se ka ndikim”, thotë ai.
Asnjëherë s’e ka menduar se do ta gjejë veten duke shijuar një aktivitet apo hobi të tillë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.