Shtojca për kulturë e gazetës panarabe “al-Araby al-jadid”, me seli në Londër e disa botime në vendet arabe, të dielën ia kushtoi një faqe poetes e akademikes Edi Shukriu (1950-2023) me rastin e vdekjes së saj ditë më parë.
Kjo faqe e gazetës doli me titull “Edi Shukriu: duke e pritur parajsën në tokë” ku prezanton kontributin e saj në letërsi, shkencë e shoqëri, me theks të posaçëm si poetesha me përmbledhjen e parë të botuar më 1972 deri në romanin e parë "Pasqyra e thyer" më 2015, si arkeologe e parë kosovare dhe si aktiviste politike për të drejtat e grave në Kosovë.
Në këtë faqe janë prezantuar gjashtë vjersha të përkthyera nga Muhamed Mufaku: “Blatimi”, ”Budallenjtë”, “Në ditën botërore të poezisë”, “Nga mitra e dheut”, “Peshoja” dhe “E dashur motër”.