Kulturë

Shtigjet e jetës kulturore paralele në vitet ‘90

Me një telefon të mençur dhe një palë kufje, po kthehen në Prishtinën e viteve ’90.

Artisti e regjisori Florent Mehmeti po e prezanton për herë të parë në publik rrugëtimin e tij nga jeta kulturore paralele e fundshekullit të kaluar.

Rrugëtimi që përjetohet nëpërmjet shkarkimit të aplikacionit është eksperiencë artistike që përshkon jetën e të rinjve të Prishtinës në atë kohë, veçanërisht artistëve të rinj.

Mehmeti shpalos zanafillën e këtij projekti dhe shpjegon përse pikënisja e ecjes është bulevardi “Bill Klinton”.

Rrugëtimi auditiv i Mehmetit ndahet në disa pjesë. Një pjesë e madhe e rrëfimeve zhvillohen “Te Kurrizi”. Rrëfimet janë edhe të hareshme, edhe të dhimbshme.

Kjo është hera e parë që në Kosovë po zhvillohet një ecje e tillë në Kosovë.

“Ecja” në shtigjet e jetës kulturore të viteve ’90, u prezantua në kuadër të “Kosovo Theater Shoëcase”.