Një specie e re dhe e rrallë e dinozaurëve me dy kthetra është zbuluar nga shkencëtarët në shkretëtirën Gobi në Mongoli. Kjo specie, e quajtur Duonychus tsogtbaatari, ishte unike në një grup dinozaurësh të njohur si therizinosaurs, të cilët qëndronin në këmbët e tyre të pasme dhe zakonisht kishin tri kthetra. Ky ekzemplar ishte i madhësisë së mesme dhe besohej se peshonte rreth 260 kilogramë. Studiuesit besojnë se ata ishin në gjendje të kapnin me sukses bimësinë falë kthetrave të tyre të gjata dhe të lakuara.
Therizinosaurët u përkisnin theropodëve, një grup dinozaurësh që mund të ishin barngrënës ose gjithëngrënës dhe jetonin në Azi dhe Amerikën e Veriut gjatë periudhës, e cila filloi 145 milionë vjet më parë dhe përfundoi 66 milion vjet më parë.
Sa të mëdha dhe të gjata ishin kthetrat e tyre u tregua në filmin “Jurassic World · Supremacy”, thotë dr. Darl Zelensky, njëra nga autoret e studimit dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin e Calgaryt në Kanada. Ekzemplari u gjet në shkretëtirën Gobi, Mongoli, në një formacion gjeologjik që daton 100.5 deri në 66 milionë vjet më parë.
Sipas gjetjeve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), një pjesë e shkretëtirës Gobi në Mongoli është vendi më i madh i fosileve të dinozaurëve në botë, veçmas ato të fazës së fundit e evolucionit të tyre.
Sipas studimit vetëm kthetrat, të cilat ishin pothuajse 30 centimetra të gjata, ishin shumë më të mëdha se kockat që i mbanin. Përveç kapjes së bimësisë, gjymtyrët me dy kthetra mund të kishin shërbyer edhe për gërmim dhe si armë të fuqishme.
Teropodët më të njohur me dy kthetra janë specie nga familja tyrannosaurid, së cilës i përket Tyrannosaurus rex, por te Duonychus – që do të thotë dy kthetra – gjymtyrët me dy kthetra evoluuan në mënyrë të pavarur nga teropodët e tjerë me dy kthetra.
Ekzemplari ruan gjithashtu mbështjellësin e parë të keratinës të terizinosaurusit, i cili mbulon kthetrat e ngjashme me thonjtë e njeriut dhe ndihmon në mbrojtje, lëvizje dhe kapjen e gjahut.