A mund të imagjinohet Prishtina pa “Grandin”? Pa godinën që i dha karakter tjetër qytetit që kishte marrë hov të zhvillimit urban nga gjysma e pjesës së dytë të shekullit të kaluar. Natyrisht se është zor të flitet për Prishtinën moderne e të mos përmendet ndërtesa emblematike e saj.
Arkitektët e shohin ndërtesën jo vetëm si përfaqësuese të arkitekturës moderne, e kësisoj edhe si shënjuese të Prishtinës, por edhe si përkufizues i identitetit urban të qendrës së Prishtinës, e kësisoj pjesë e narrativit urban të qytetit. E thotë këtë Florina Jerliu.
E për ata që punojnë aty, si puna e Albert Mirditës, që është i mishëruar me vendin ku ka nisur të punonte para 33 vjetësh, “Grandi” përfaqëson edhe më shumë sesa kaq. Ai i thotë “shtëpi e pavarësisë” së Kosovës, dhe për këtë ka një shpjegim. Askujt nuk i pëlqen gjendja në të cilën është katandisur sot objekti më i madh hotelier në Kosovë.
“Fabrikë” në industrinë e hotelerisë
Albert Mirdita kryen punën e menaxherit të marketingut, në hotelin që aktualisht menaxhohet nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, si pronë shoqërore.
Teksa kthehet prapa në histori, Mirdita e thekson me zë të lartë e disa herë se nuk është nostalgjik për periudhën e ish-Jugosllavisë. Por ama, thotë se, nuk duhet mohuar faktin se në atë kohë edhe Kosova preku pak zhvillimin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)