Gurët e kalldrëmit në qendër të Pejës kanë nisur të rikthehen në vendin ku ishin gjetur në fund të qershorit, gjatë punimeve në zgjerimin e sheshit “Skënderbeu”.
Për më shumë se dy javë ata qëndruan në paleta druri me arsyetimin se kjo ka qenë dinamika e punimeve të përgjithshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nuk janë dashur shumë orë punë që një pjesë e konsiderueshme e hapësirës, ku është marrë vendim që të ruhet kjo gjetje, të mbulohet me kalldrëm. Por mënyra se si do t’u prezantohet qytetarëve ende nuk është precizuar.
Përderisa javën e kaluar Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxhiri, i kishte thënë gazetës se me projekt kanë paraparë që të vendoset qelq mbi kalldrëm, të martën, sipas tij, projekti nuk e parasheh një gjë të tillë. Për qelq dhe gjëra të tjera do të konsultohen me organizata të trashëgimisë kulturore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.