Kulturë

Serisë “Modern Family” i ka ardhur fundi

Seria e popullarizuar amerikane, “Modern Family”, është duke përfunduar. Por si duket fansave nuk po ju pëlqen kjo gjë. Kanali “ABC” ka bërë të ditur se sezoni i njëmbëdhjetë do të jetë i fundit për serinë, derisa episodi i tij i fundit do të transmetohet më 8 prill.

I gjithë ekipi ishte i pranishëm në një konferencë të mbajtur në fillim të muajit, ku e bëri të ditur lajmin e hidhur. Me këtë rast ata pranuan se janë të mërzitur që këtij rrugëtimi i ka ardhur fundi, por ndihen me fat që kanë qenë pjesë e këtij projekti familjarë, i cili i ka rrëmbyer zemrat e publikut anembanë botës.

“Moder Family” debutoi në vitin 2009, dhe në rolet kryesore i sjellë aktorët: Ed O'Neill, Sofía Vergara, Julie Boëen, Ty Burrell, Jesse Tyler Ferguson, Eric Stonestreet, Sarah Hyland, Ariel Winter, Nolan Gould dhe Rico Rodriguez.

Seria brenda një dekade të transmetimit, ka pranuar kritika dhe vlerësime pozitive duke i fituar 80 nominime për çmim “Emmy”, dhe duke i fituar 22 trofe të kësaj ceremonie që i nderon projektet më të mira televizive dhe teatrale.