Adhuruesit e serialeve duket se s’do të jenë të zhgënjyer pas përfundimit të serialit të famshëm “Game Of Thrones”.
Seriali më i ri “Chernobyl” një bashkëprodhim i HBO-së dhe Sky Atlantic tashmë ka filluar të ketë vlerësim më të lartë se “Game of Thrones” e “Breaking Bad”, transmeton Koha.net.
Daily Mail shkruan se “Chernobyl”, që ka nisur të transmetohet që tre javë në Britani të Madhe”, ka notë 9.6 prej 10 nga rreth 26 mijë fansa që e kanë vlerësuar atë në IMDb.
Derisa “Breaking Bad” ka notë 9.5 prej 10 të mundshme nga vlerësimi i 1,194,332 fansave, kurse Game of Thrones ka 9.4 nga vlerësimi i 1,512,733 fansave.
{gallery}
Në dramën me pesë episode të “Chernobylit” luajnë Emily Watson, Jessie Buckley, Stellan Skarsgard dhe Jared Harris, derisa tregohet ngjarja e katastrofës më të madhe në histori të shkaktuar nga energjia nukleare.
Në orët e hershme të 26 prillit 1986, një testim i sigurisë së një reaktori në centralin e Çernobilit në Ukrainë kishte shkuar krejtësisht gabim.
Seriali “Chernobyl” vazhdon të martën, më 28 maj në ora 21:00 (koha lokale) në Sky Atlantic.