Kulturë

Saraçi i Çarshisë së Madhe

“Nganjëherë them veç prej djepit që s’kam ardhë në dugojë”, thotë Fehmi Vejsa, saraçi që në zejen e tij ka mbetur ndër të paktët në Kosovë. Thotë se e ka rritur trupin duke punuar me këtë zeje. Me humor tregon histori si ajo që kafenë s’mund ta pi pa e ndier aromën e lëkurës. Zanatin thotë se e ka dashur gjithë jetën. 

Prej se e ka marrë nga i ati, me merak. Babanë e tij, Xhemajli Vejsën, e përshkruan prej atyre zanatlinjve të rreptë, që insistimin për t’ua dhënë zanatin të katër djemve të tij e ka bërë duke i shtyrë që ta duan punën, shkruan sot Koha Ditore.

E vetë atë e njeh si mjeshtër të fortë. Ia kujton opingat që i bënte prej gomave të veturave. Por një pjesë të madhe të jetës, edhe i ati, edhe vetë 71-vjeçari Fehmi Vejsa, ia kanë kushtuar “takëmit të kalit”. Dugojën, siç preferojnë ta quajnë gjakovarët, e cila ndodhet në zemër të Çarshisë së Madhe, Vejsa e ka kthyer në një mini-muze. Aty ruan shalë ati të punuar nga babai i tij, vegla pune të vjetra e shumëçka tjetër. 

Elementet e “takëmit të kalit”

Vejsa është marrë me zejen e saraçit prej se di për vete. Kujton se dikur kanë pasur shumë punë, për gjithë familjen, madje edhe për shegertë. 

“Kur është shpejtuar puna rreth tokës, që kanë filluar të përdoren kuajt, aty kah vitet ’60, është shtu nevoja për saraçë”, thotë Vejsa. Para kësaj, babai i tij, kishte punuar edhe shala.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)