Kulturë

Rrugëtimi i filmit “Bukë, kripë e zemër”

Në vitin 2017, aktorja Makfire Miftari bashkë me japonezin Keishi Suenaga e dokumentuan në film udhëtimin e tyre në Kosovë.

Filmi i titulluar “Bukë, kripë e zemër” së fundi pati premierën botërore në edicionin e 8-të të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Nice.

“Bukë, kripë e zemër” në këtë festival ishte i nominuar në katër kategori, përfshirë dokumentarin më të mirë, dizajnin, regjinë dhe realizimin më të mirë kinematografik. Dokumentari i shkurtër me rrëfim nga Kosova, në festivalin francez e mori çmimin për realizimin më të mirë kinematografik.

Aktorja e regjisorja Makfire Miftari, nga New Yorku, flet për rrugëtimin e filmit.

Makfire Miftari në fillim të vitit përfundoi xhirimet për filmin “Një fëmijë” me regji të Bekim Gurit, në të cilin paraqitet në rolin kryesor.