Më 1982, shkrimtari Teki Dërvishi, i cili kishte qenë i burgosur në burgun famëkeq të Goli Otokut, botoi romanin “Herezia e Dërvish Mallutës”.
Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në teqen e Sukës së Cërmjanit, ku një dërvish kthehet nga vdekja.
Duke diskutuar për këtë roman, profesori i letërsisë Nysret Krasniqi, ka thënë në emisionin CODEX të KTV-së, se ky roman ka themeluar letërsinë e burgut në Kosovë.