Kulturë

Rita O. si muzikë e këputur në historinë e Lirikës së shtypur

Romani “Gurit të varrit ia rrëfej” i Agron Tufës, si hipertekst fiksional i shkruar mbi hipotekste dokumentare, është roman me dy linja narrative që përmbajnë historitë e rrëfyera nga dy femra të përdhunuara në dy periudha: komuniste dhe demokratike.

Rrëfimi nga perspektiva e femrës e kthen romanin në diskurs gjinocentrik, ku dallohet artikulimi lirik brenda mënyrës epike. Historitë e Lirikës dhe Ritës jepen si fakte, si dokumente, si incizime, pasi ato edhe janë nxjerrë nga dosje të vërteta dhe pastaj janë modifikuar nga autori, shkruan Ag Apolloni, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Agron Tufa me këtë roman i kthen rrëfimet e arkivave në një art tronditës që depërton thellë në psikologjinë e dhunuesve dhe viktimave. Kështu, romani njëkohësisht mund të lexohet si ankim dhe si nderim (homazh): si ankim i dy femrave për fatin e tyre në dy regjime dhe si nderim i autorit për viktimat. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)