Më 20 mars 1995, anëtarët e kultit Aum Shinrikyo bën një sulm bioterrorist në metronë e Tokios, me gaz sarin, duke vrarë 13 njerëz, plagosur 50 të tjerë dhe dëmtuar shikimin e rreth 1000 njerëzve.
Grupi kishte për lider Shoko Asahara, që më pas u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2018. Ai profetizoi një luftë të tretë botërore duke folur dhe propozuar një Armagedon.
Japonezët reaguan çuditshëm, duke vazhduar të shkonin në punë normalisht dhe duke u marrë më shumë me sulmuesit se sa me viktimat. Këtë histori e ka rrëfyer në një libër të titulluar "Metroja", shkrimtari i mirënjohur japonez Haruki Murakami, të cilin e ka sjellë psikologu Aliriza Arënliu në emisionin CODEX të KTV-së.