Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se paturpësia po bëhet normale në botë, duke reaguar për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi për austriakun Peter Handke.
Rama ka thënë se i vjen për të vjellë nga vendimi për vlerësimin e Handkes që njihet si përkrahës i madh i Sllobodan Millosheviqit dhe mohues i gjenocidit në Ballkan.
“Kurrë s’kam menduar se do të ndihem sikur më vjen të vjell për shkak të çmimeve Nobel, por për shkak se paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku po jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga autoriteti si Akademia Nobel, turpi po vuloset si vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq indiferentë ndaj racizmit e gjenocidit!” ka shkruar ai në Twitter.