Kulturë

Qendrës për Art Modern Italian në New Yorkut do t’i vihet dryni

Qendra për Art

E themeluar në vitin 2013 nga Laura Mattioli, historiane, koleksioniste dhe kuratore italiane e artit, “Cima” kishte për qëllim të nxiste angazhimin shkencor dhe publik me artin modern dhe bashkëkohor italian. Në atë kohë ajo zhvilloi 13 ekspozita, shumë prej të cilave vunë në qendër të vëmendjes figurat kryesore të artit modern italian, të cilat rrallë ishin ekspozuar në Amerikën e Veriut

Qendra për Artin Modern Italian (Cima), muze arti dhe qendër kërkimore në lagjen “Soho” të Manhatanit, ka njoftuar se do t'i mbyllë dyert përgjithmonë më 22 qershor. Ekspozita aktuale aty, “Nanni Balestrini: Arti si veprim politik —Një mijë e një zëra”, retrospektiva e parë e artistit dhe romancierit eksperimental italian do të jetë e fundit e galerisë.

E themeluar në vitin 2013 nga Laura Mattioli, historiane, koleksioniste dhe kuratore italiane e artit, “Cima” kishte për qëllim të nxiste angazhimin shkencor dhe publik me artin modern dhe bashkëkohor italian. Në atë kohë ajo zhvilloi 13 ekspozita, shumë prej të cilave vunë në qendër të vëmendjes figurat kryesore të artit modern italian, të cilat rrallë ishin ekspozuar në Amerikën e Veriut.

Ajo ka pritur ekspozita të mëdha kushtuar artistit futurist, Fortunato Depero, piktorit italiano-grek Alberto Savinio (vëllai i Giorgio de Chirico), piktorit të nderuar të jetës së gjallë Giorgio Morandi, skulptorëve Medardo Rosso dhe Marino Marini, e shumë të tjerë.

“Ky nuk ishte një vendim i lehtë”, ka thënë Matioli në një deklaratë për medie. “Aktualisht po zhvillojmë biseda me institucione të ndryshme kulturore për të gjetur vendin që do të ruajë më së miri dokumentacionin arkivor të ‘Cimës’, duke përfshirë video-arkivin e ngjarjeve publike, dhe revistën akademike online. Qëllimi ynë është që këto burime të vazhdojnë të mbeten të arritshme për studiuesit dhe për publikun e gjerë, pa pagesë”.

“Cima” gjithashtu ka sponsorizuar kërkime shkencore, duke u bërë nikoqir i 42 personave dhe duke mbështetur dhjetëra të tjerë. Qendra i ka ndihmuar ata të realizimin e një pjesë të rëndësishme artikujsh, katalogësh dhe librash, duke çuar përpara qëllimin e institucionit për të nxitur shkëmbimin dhe bursën intelektuale italiano-amerikane.

“Takimi me këta shokë ishte një burim i vazhdueshëm mësimi dhe frymëzimi për ne dhe ne e dimë se shumë prej jush shijuan mundësinë për t'u takuar dhe biseduar me ta gjatë turneve tona, konferencave shkencore dhe ngjarjeve publike”, ka thënë Matioli.