Kulturë

“Qëllimi arsyeton mjetin” – shprehja që nuk e tha kurrë Makiavelli

Sa herë që përmendet emri i Makiavellit, gati gjithmonë gjendet dikush të citoj shprehjen e tij më të famshme “Qëllimi arsyeton mjetin”, duke iu referuar veprës së tij “Princi”.

Por, Nikolo Makiavelli nuk e tha kurrë dhe as nuk e shkroi këtë shprehje. Studiuesit dhe ekspertët e veprës së tij, asnjëherë nuk kanë arritur ta gjejnë këtë shprehje në veprën e filozofit italian.

Ndonëse i mirënjohur për “Princin”, kjo vepër nuk është më e rëndësishmja e tij. Teksti më i rëndësishëm i Makiavellit konsiderohet vepra “Ligjërata mbi dhjetëshen e parë të Tit Livit”, e shkruar më 1517, pas “Princit”.

Përkthyesja në shqip e këtij teksti që është edhe shumë më i vëllimshëm se “Princi”, Diana Kastrati, ka thënë në emisionin CODEX të KTV-së se kjo vepër themelon historiografinë moderne, me pikëpamjet që ajo ka për lirinë dhe publiken.