Producentë e skenaristë të nëntë filmave të metrazhit të gjatë që kanë potencial ndërkombëtar të bashkëprodhimit do të bëhen pjesë e një punëtorie, që ka për qëllim zhvillimin e projekteve filmike në Kosovë.
Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me European Audiovisual Entrepreneurs (EAVE) do ta organizojë punëtorinë katërditore prej 10 deri më 13 janar me këtë qëllim. Siç është shkruar në një komunikatë për media të lëshuar nga QKK-ja, qëllimi i kësaj punëtorie është zhvillimi i skenarëve dhe përmirësimi i aftësive të bashkëprodhimit të pjesëmarrësve, duke siguruar mjetet e nevojshme për të pasur sukses në tregun ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.
Punëtoria do të përmbajë ligjërata nga ekspertët, seanca pune në grup dhe takime individuale për producentët dhe ekipet e tyre krijuese.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)