“Çka pashë, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Terezë, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi pjesëmarrës në këtë risi dhe mrekulli të shekullit XX”, ka thënë Don Lush Gjergji në promovimin e librit kushtuar Shën Nënës Terezë, i cili mban titullin “E kam në zemër popullin tim shqiptar”.
Promovimi u bë mbrëmë në akademinë e mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, e organizuar nga Kisha Katolike në Kosovë në 40-vjetorin e Shpërblimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës.
Për librin ka folur shkrimtari Visa Zhiti, i cili pohoi se librat për shenjtoren tonë Nënë Terezë janë të shumë dhe të vazhdueshëm, në shtete të Evropës dhe përtej oqeaneve dhe në gjuhë të shumta të botës. Por, sipas tij, librat më familjar dhe më të bukur për të Shën Terezën janë ato që publikohen në Prishtinë dhe Tiranë, transmeton rtk.
Ai tha se botimet e Don Lush Gjergjit, janë të vlefshme, pasi dalin nga një person që e ka njohur dhe ka biseduar me Shën Terezën, duke e sjell përmes shkrimeve të shumta të Shenjtën Nënë Tereza të Kosovës mes lexuesve.
ishte bërë gruaja më e njohur e planetit, më përpara se të shpallej e Shenjtë në shekullin 21. Ajo i përket botës së mbarë, ashtu siç i përket universit të mrekullueshëm katolik, misionare e të cilit mbetet, nënë e të gjithëve, në shërbim të jetës dhe të dhembjes të më të varfërve, prandaj kjo u shpërblye me Çmimin më të lartë Nobel për Paqe. Por mbi të gjitha, ajo ka shpërblimin e dashurisë të pakufishme, të të gjithë njerëzimit dhe të bekimit nga Zoti”, tha Zhiti, cili tha se libri i Don Lush Gjergjit do të na ndihmojë në promovimin e dashurisë dhe paqes mes shqiptarëve.
Profesori Xhavit Beqiri duke folur për Çmimin Nobel për Paqe që 40 vite më parë e ka marrë Nënë Tereza, tha se personalitete të ndryshme botërore që u nderuan me këtë mirënjohje, kishin në mbështetje nga qeveri të fuqishme dhe donacione të mëdha parash, kurse për Nënën Terezë kishte vetëm një mjet, “dashurinë ndaj njeriut”.
“E veçanta e nobelistës sonë, Nënës Terezë ishte se ajo u nderuar me këtë mirënjohje globale, duke pasur vetëm një mjet, gjithsesi më të fortin, dashurinë për njeriun. Madje, ceremoninë e pranimit të këtij çmimi, ajo e cilësonte një rast të bukur për ta shpallur së bashku harenë e harenë e dashurisë mes njëri tjetrit dhe harenë e njohjes së të varfrit ndër më të varfrit, të cilët janë vëllezërit dhe motrat tona”, tha Beqiri.
Kurse, autori i librit, Don Lush Gjergji tha se pas 16 veprave kushtuar Shën Nënës Terezë, po vie edhe botimi i 17-të me titull “E kam në zemër popullin tim shqiptar”, ndërsa tregoi se ishin tre arsye që e kanë shtyrë ta botojë këtë libër.
pash, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Terezë, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi pjesëmarrës në këtë risi dhe mrekulli të shekullit 20, por edhe më tepër, për shumë shekuj të njerëzimit dhe të krishterimit. Tri janë arsyet kryesore pse e shkrova dhe e botuam këtë vepër. Nata e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, 40 vjetori i shpërblimit Nobel për Paqe, si dhe një jubile i imi personal, 50 vjetori i takimit tim të parë në romë më të, pikërisht më 29 mars të vitit 1969. Ky botim është mjaft burimor, i rrallë dhe i dalluar”, tha Don Lush Gjergji, raporton KosovaPress.
Ky aktivitet shënon edhe fillimin e ditëve të Shën Nënë Terezës që do të zgjasin deri më 5 shtator, kur kremtohet ditëfesta liturgjike e Shenjtëreshës në Katedralen e Prishtinës.
Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.
Në vitin 1979 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në Tribunën e Oslos. Siç i referohet një artikull i posaçëm i “Radio Vatikanit”, mbi këtë çmim të madh të dorëzuar ndaj saj prej jurisë ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Suedisë, shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu e pranoi çmimin vetëm, pasi një pranim i tillë do t'u vlente shumë të varfërve të saj.
“Duhet të them se pranoj të shkoj në ceremoni të ndryshme publike, vetëm sepse më krijohet mundësia t’u flas për Jezusin njerëzve, të cilët nuk dihet në se do të kishin ndonjë rast tjetër për të dëgjuar fjalën e Zotit. Një herë kam thënë edhe se e kam më të lehtë të mjekoj një të gërbulur, sesa të përgjigjem në një intervistë. Më pas fola për abortin e thashë: Po kremtojmë vitin ndërkombëtar të Fëmijës. Sot po ju flas për fëmijën, që nuk ka lindur akoma. Po ju flas në emër të fëmijës, që nuk e ka parë ende dritën e diellit. Të abortosh do të thotë ta dënosh fëmijën me vdekje: të mos duash që fëmija të jetojë, do të thotë ta vrasësh. Sot për sot, arma më e rrezikshme kundër paqes, është aborti. Shumëkush interesohet për fëmijët e Indisë e të Afrikës, ku vdesin me mijëra nga mungesa e ushqimit. Por në vende të tjera miliona fëmijë mbyten nga vetë prindërit e tyre. E në se një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?! Duke kaluar nëpër Romë, gjatë udhëtimit të kthimit, Ati i Shenjtë Papë më tha: Mos harro të flasësh si në Oslo, kudo që të shkosh!”, ka treguar ajo mbi atë ditë të veçantë në jetën e saj”, pati thënë atëherë Nën Tereza.
Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nënë Tereza nga Kisha e Shenjtë në Vatikan u shpall Shën Tereza.