Artikull i sponsorizuar
Prishtinë, Kosovë – Një nismë e re e titulluar Iniciativa e Barabar (shkon) në komunitet, e cila është lansuar zyrtarisht këtë muaj, synon të shfrytëzojë fuqinë e artit dhe kulturës për të promovuar përfshirjen, kohezionin dhe pjesëmarrjen demokratike në mbarë Kosovën.
Financuar nga Bashkimi Evropian dhe udhëhequr nga Integra në partneritet me Qendrën për Veprime Afirmative Sociale (CASA), projekti dyvjeçar do të mbështesë organizatat e shoqërisë civile (OSHC) me bazë në komunitet, gratë artiste dhe aktiviste dhe punonjësit lokal të kulturës për të udhëhequr përgjigjet kreative ndaj disa prej sfidave sociale më urgjente të Kosovës.
“Duke krijuar hapësirë për zërat e nismave me bazë në komunitet, veçanërisht grave dhe komuniteteve e nënpërfaqësuara, ndërtojmë një platformë për dialog, kreativitet dhe ndryshim civil”.
Në qendër të nismës është Rrjeti Barabar në Komunitet (BGN), një kornizë e re bashkëpunimi që do të bashkojë së paku 15 OSHC-të me bazë në komunitet dhe 10 artiste nga e gjithë Kosova. Nëpërmjet trajnimeve të përshtatura, nën-granteve dhe ngjarjeve bashkëpunuese, anëtarët e BGN do të zbatojnë nismat lokale dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e politikave kombëtare, veçanërisht në fushat që lidhen me përfshirjen sociale, pjesëmarrjen kulturore, drejtësinë tranzicionale dhe barazinë gjinore.
Projekti BIG bazohet në mësimet e nxjerra nga Qendra Barabar në Prishtinë, një hab kulturor ndëretnik i nisur në vitin 2023. Ky projekt e zgjeron këtë model përtej kryeqytetit dhe në komunitetet lokale, duke ofruar mbështetje për ata që tashmë janë duke punuar në vijën e parë të përfshirjes dhe angazhimit qytetar.
“Arti dhe kultura nuk janë vetëm shprehje, ato janë mjete për shërim, fuqizim dhe ndryshim politikash”
Materialet informuese publike, duke përfshirë një broshurë dhe njoftime e ardhshme për aktivitetet e radhës, janë në dispozicion në faqet e internetit dhe kanalet e mediavesociale të partnerëve të projektit.
*Artikull i sponsorizuar