Një kapitull i rëndësishëm i historisë shqiptare, shtrihet në faqet e këtij libri. “Trëndafili i bardhë” është përrallë e shkruar nga një princeshë për një mbretëreshë.
E frymëzuar nga figura e mbretëreshës Geraldinë, qysh kur u bë pjesë e familjes së Princ Lekës, Elia Zaharia-Zogu, gërsheton realitetin me trillimin në këtë botim të veçantë.
Libri i shkruar me finesë dhe emocion, flet për jetën dhe fëmijërinë e Geraldinës si një konteshëz në perandorinë austro-hungareze, duke përfshirë edhe martesën e saj me mbretin Zog, raporton “Express” i KTV-së.
Ilustrimet e shumta që janë pjesë e librit, e bëjnë atë më tërheqës për fëmijët. Pjesë e ilustrimeve është edhe një veshje tradicionale e Kosovës.
Libri “Trëndafili i bardhë”, pas Prishtinës, do të promovohet edhe në Shkup.