Kulturë

Premtimi i Ali Pashë Gucisë ulqinakëve më 1880: Rezistoni, do ju ndihmojmë

Ali Pasha nga Gucia nxit dhe inkurajon ulqinakët që të rezistojnë, duke u premtuar atyre ndihmë të shpejtë dhe të fuqishme.

“L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar;

Raguzë, 11 nëntor.

Na shkruajnë nga Shkodra, me 9 nëntor :

“Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë.

Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezistojnë, duke u premtuar atyre ndihmë të shpejtë dhe të fuqishme.

Dervish Pasha heziton të përdorë forcën, nga frika se trupat e rregullta mund të vëllazërohen me shqiptarët.”

Image