Është zbuluar portreti i parë i mbretit Charles, i cili është 2.4 metra i gjatë dhe është pikturuar nga artisti Jonathan Yeo.
Në këtë portret në të cilin mbizotëron ngjyra e kuqe, mbreti shihet i veshur me uniformën e gardës së Welsit po ashtu të kuqe, ku afër krahut të djathtë të tij është një flutur.

“Kur mbreti e pa pikturën për herë të parë u çudit, për shkak të përmbajtjes së madhe të ngjyrës së kuqe, por buzëqeshi si aprovim”, ka thënë Yeo.
Ai gjithashtu ka thënë se flutura në këtë portret paraqet metamorfozën dhe rilindjen.
“Është e përshtatshme për një mbret të ri. Ajo gjithashtu e paraqet një mbret si cili avokon për çështjet e ambientit”, ka thënë artisti.
Më herët gjatë këtij muaji, The New York Times ka shkruar se artisti Yeo është i pari që familja mbretërore kontakton kur duan të bëjnë një portret zyrtar.
Ai më parë ka pikturuar edhe të tjerë anëtar të familjes si mbretëresha Camilla, gruaja e mbretit Charles dhe princi Philip, babai i mbretit.
Gjithashtu Yeo ka pikturuar edhe fytyra të tjera të njohura si, ish-kryeministrat britanikë, Tony Blair e David Cameron, Deniss Hopper, aktoren Nicole Kidman, Sir David Attenborough, Jamie Oliver dhe Rupert Murdoch.
Është raportuar se portreti i ri i mbretit është aprovuar paraprakisht nga mbretëresha Elizabeth, para se ajo të vdiste, e cila i kishte thënë Yeos “Po, do ta bësh këtë”, ka raportuat BBC.
Portretet e figurave shtetërore janë imazhe të ndërtuara me shumë kujdes që përfaqësojnë pushtetin, të dizajnuara për ta prezantuar monarkun si sundimtar mbretëror. Që nga shekulli gjashtëmbëdhjetë e tutje, portretet e figurave shtetërore janë përdorur për të formuar mënyrën se si njerëzit e shohin familjen mbretërore.
Momenti i zbulimit të pikturës:
🦋 The artist said of the experience of painting The King:
“When I started this project, His Majesty The King was still His Royal Highness The Prince of Wales, and much like the butterfly I've painted hovering over his shoulder, this portrait has evolved as the subject's role in… pic.twitter.com/U289q8AlMh— The Royal Family (@RoyalFamily) May 14, 2024