Kulturë

Porti jugosllav i Selanikut

Në qershor të 1939-s, Gjermania nacionalsocialiste do ta përjetonte vizitën më madhështore shtetërore në historinë e saj jetëshkurtër: Do të ishin princi Pavle dhe bashkëshortja e tij, princesha Ollga, e Jugosllavisë ata që do ta vizitonin Berlinin. Regjimi gjerman do të mundohej të bëhej nikoqir i përkryer, shkruan sot Koha Ditore.

Rrugët e kryeqytetit gjerman do të stoliseshin me flamuj jugosllavë. Ministri për Propagandë, Joseph Goebbels, kishte dhënë urdhrin për mbylljen e të gjitha shitoreve, institucioneve dhe shkollave, në mënyrë që të ishin të shumtë njerëzit nëpër rrugë, për ta pritur çiftin e udhëheqësve jugosllavë.

Qindra mijëra veta ishin ngritur në këmbë e 30.000 pjesëtarë të SA-së përkujdeseshin të vinin rend. I tërë ky mund i madh e kishte një arsye: Hitleri donte ta bindte princin Pavle për lidhjen e një aleance me Gjermaninë. Donte që cepi juglindor të ishte i sigurt, para se të niste marshi gjerman drejt Bashkimit Sovjetik. Sido që të jetë, Hitleri nuk pati sukses. Princi pro-britanik Pavle do të arrinte asokohe që me shkathtësi t’iu shmangej përpjekjeve të diktatorit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)