Një pikturë e Francis Bacon që paraqet figurën e Papës me nënshkrimin e piktorit mund të shitet për më shumë se 40 milionë dollarë në Phillips muajin e ardhshëm. “Pope with Owls” (e realizuar rreth vitit 1958) do të bëjë debutimin në ankand pas 35 vjetësh në të njëjtin koleksion.
Piktura paraqet një papë të ulur të buzëqeshur me duart e tij të shtrira në ajër të rrethuar nga dy hutë identikë të vendosur në fronin e figurës. Ajo do të dalë në bllokun e ankandeve me një garanci gjatë shitjes së “Phillips” të shekullit XX dhe në mbrëmjen e artit bashkëkohor më 17 nëntor. “Pope with me Owls” pritet të arrijë një çmim midis 35 dhe 45 milionë dollarë.
Bacon e realizoi veprën në fund të viteve 1950 gjatë një qëndrimi 14-mujor në Marok. Piktura aludon në një portret të Papa Inocent X nga Diego Velázquez, një imazh të cilit Bacon i referohej vazhdimisht në punën e tij midis viteve 1949 dhe 1971. Shitësi aktual, një koleksionist privat amerikan, e bleu veprën gati katër dekada më parë nga tregtari zviceran Thomas Amman. Vepra u ekspozua për herë të fundit në vitin 2006 në një shfaqje me veprat e Bacon në galerinë Gagosian në New York.
Gjatë gjithë viteve 1950, interpretimet e Baconit filluan të mbështeteshin në një gamë ngjyrash gjithnjë e më të gjalla, me ngjyrën e kuqe të ndezur ndonjëherë të përdorur dukshëm në sfondet e pikturave. Bacon gjithashtu filloi t'i shtonte kësaj figure misterioze edhe krijesa si hutat. Biografi i artistit, Martin Harrison, i ka përshkruar këta zogj si shenja ogurzezë.
Dy versione të tjera të njohura të “Pope with Owls” qëndrojnë në koleksionet e muzeut, njëri në Muzeun e Artit Modern të San Franciskos e tjetri në Muzeun Mbretëror të Arteve të Bukura të Brukselit.
Nëse piktura arrin vlerësimin e saj të lartë, “Pope with Owls” do të bëhet një nga veprat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në “Phillips”, një shtëpi që ka shitur kryesisht vepra për shuma më të ulëta sesa konkurrentët e saj “Christie's” dhe “Sotheby's”. “Men in Her Life” e Andy Warhol (1962), e cila u shit për 63.3 milionë dollarë në New York në vitin 2010, aktualisht mban rekordin për punën më të shtrenjtë të nxjerrë në ankand nga “Phillips”.
Punime të tjera nga Bacon janë shitur për çmime të larta në ankande kohët e fundit. Në qershor 2020, menjëherë pas heqjes së bllokimit në disa pjesë të botës, një triptik i Baconit nga koleksioni i koleksionistit të ndjerë norvegjez Hans Rasmus Astrup u shit në Sotheby për 84.6 milionë dollarë.