I inspiruar nga rapsodët Hashim Shala e Tahir Drenica, muzikanti i ri kosovar Plator Gashi, e ka realizuar projektin e ri muzikor.
Ripërpunimin e këngës "Kryet e mirë për shami" , Gashi e ka plasuar në kanalin e tij në Youtube.
Kënga, e cila është interpretuar me çifteli nga dy rapsodët e njohur, në versionin e Gashit vie nën tingujt e kitarës.
Në një intervistë për emisionin Express të Kohavisionit, ai ka folur detajisht për projektin që e përshkruan si shkëndijë folklori.
Gashi rrëfen për inspirimet nga muzika folklorike dhe eksplorimin e trashëgimisë muzikore.