Në shikim të parë, pikturat që mbajnë nënshkrimin e saj duken të zbehta. Nuancat e lehta të ngjyrave janë pikë e fortë e artistes kosovare, e cila karrierën po e bën në Siegen të Gjermanisë.
Një ndjesi pozitive japin pikturat e realizuara me qartësi e pedantëri, në të cilat dominojnë ngjyrat pastel. Para audiencës gjermane Mrika Sylejmani-Tahiraj e ka prezantuar punën e vet nëpërmjet ekspozitave të shumta kolektive e personale.
Në Kosovë viteve të fundit nuk ka pasur rast të ekspozojë pikturat e saja. Por nëpërmjet rrjeteve sociale ajo e shpalos krijimtarinë e saj edhe për audiencën e vendit në të cilin ishte rritur dhe kishte përfunduar studimet për pikturë.
Artisja kosovare është pjesë e Grupit të Artistëve të Siegenit dhe është aktive në skenën e artit pamor atje. Në një bisedë për gazetën, Sylejmani-Tahiraj rrëfen sfidat deri në inkuadrimin në jetën artistike në një vend që deri vonë për të kishte qenë i huaj.
Përkushtimi që ia hapi dyert
Mrika Sylejmani-Tahiraj ishte në moshë shumë të re, kur e kuptoi se bota e artit ishte vend i duhur për të. Ajo kujton se ishte shtatëvjeçare kur për të parën herë nisi të pikturonte... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)