Kulturë

Përkushtimi i Artan Shabanit në forcimin e diplomacisë kulturore shqiptare

Diplomacia kulturore e Shqipërisë ka marrë një shtysë të re dhe mjedis inovator me veprën mbresëlënëse të Artan Shabanit, një piktor i njohur që ka afruar qytetin e Vlorës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me vende të tjera evropiane. Artan Shabani ka përfaqësuar Shqipërinë në disa prej atelieve dhe galerive më të rëndësishme të artit anembanë Evropës, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Azisë. Në vitin 2008 vepra e Shabanit, në galerinë “Mavi Kum” të Stambollit, e titulluar “Foreigners, ma non troppo”, futi imazhe të reja dhe koncepte të gjera të artit modern pamor evropian në zemër të Turqisë. Pikturat dhe angazhimi i shumanshëm kulturor i Shabanit kanë vënë në pah vlerat e vërteta kulturore evropiane në disa nga qendrat kryesore urbane të Euroazisë dhe Amerikës.

Udhëheqja dhe vendosmëria e tij kanë prezantuar aspekte të reja të traditës evropiane të pikturës në Stamboll, Dubai, Berlin, Romë, Lisbonë dhe Paris.

Në vitin 2015, Shabani ishte kurator i “Tirana’s splendor” në Kuvajt, një ekspozitë arti e përqendruar në “Reflektime nga Shqipëria” e hapur në Muzeun e Artit Modern në Kuvajt.

Në vitet 2021-2022 ekspozita në Dubai, “Mobility Albania Pavilion”, me porosi të Sokol Nanos, kishte për kurator Artan Shabanin.

Shabani ka një aftësi të dëshmuar në promovimin e talentit shqiptar, potencialit artistik, pasionin për të promovuar kulturën kombëtare dhe ilustrimin e aspiratave të vërteta evropiane të popullit shqiptar.

Si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë (2013-2018), Shabani punoi pa u lodhur për të përmirësuar bashkëpunimin midis artistëve pamorë teksa piktura tradicionale hyri në një epokë të re angazhimi. Nën drejtimin e tij, Tirana investoi dhe u fokusua më shumë në politikat kombëtare të artit në mbarë vendin. Teksa Shabani ishte në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve, diplomacia kulturore e Shqipërisë u zgjerua ndjeshëm dhe mori një drejtim të gjallë e të shkëlqyer global.

Integrimi i iniciativave artistike, angazhimi dhe përthithja e komponentëve kulturorë, etnografikë në pikturat e tij e kanë bërë Shabanin kontribuesin kryesor i cili ka arritur që kulturën dhe pikturën shqiptare t’i prezantojë te popujt e tjerë. Ndryshe nga çdo artist tjetër i artit vizual modern, Shabani ka përmirësuar tendencat artistike evropiane. Me vitalitetin e ngjyrave dhe stilin e rigjallëruar, në pikturat dhe paletën e tij vërejmë një shkallë të jashtëzakonshme profesionalizmi. Peneli i Shabanit përfaqëson një mozaik të të gjitha trevave dhe fshatrave shqiptare.

Siç tregon një numër botimesh në rritje, Shabani ka formësuar një dimension të ri të partneriteteve kulturore që përshkojnë kontinente: Tirana dhe Dubai janë jashtëzakonisht më afër dhe kanë një lidhje kulturore falë vizionit dhe punës së tij të palodhur. Shpirti multikulturor i Shabanit ka arritur majat e reja të frymëzimit duke sjellë, me vendosmërinë dhe artin e tij, më afër brigjeve të detit Jon madhësinë dhe madhështinë legjendare të Stambollit.

Këto iniciativa të bazuara në art manifestojnë një gamë të gjerë dizajni estetik që Shabani ka formësuar nëpër labirintet e mahnitshme metropolitane të Evropës dhe kështu puna sjell një arritje të madhe profesionale. Pasioni i tij i shfrenuar thjesht përfaqëson aspiratat kombëtare të Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Tirana është e gatshme të ndajë me Brukselin vullnetin maksimal politik dhe angazhimin shoqëror për t'iu bashkuar kësaj aleance të jashtëzakonshme vlerash, demokracish dhe strukturash efektive të politikave publike.

Politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë kanë fituar një shtyllë të re dhe ajo është diplomacia kulturore intensive e formuar nga puna e palodhur e Artan Shabanit në krijimin e lidhjeve me shumë kombe euroaziatike. Kjo është bërë përmes pasionit për artet pamore dhe angazhimit ndërkombëtar me pikturën e tij. Kështu që trashëgimia e tij do të hyjë thellë në veprimet diplomatike të Tiranës dhe do të vazhdojë të mbetet moment historik në diplomacinë moderne dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Marrë nga eurasiareview.com. Përktheu: Mirjetë Morina