Kulturë

Pen Qendra e Kosovës sonte diskuton për Teki Dervishin

Pen Qendra e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve, ka filluar projektin kulturor për promovimin e vlerave elitiste të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Pas mbrëmjeve kushtuar Martin Camajt dhe Ali Podrimjes, sonte do të mbahet nata e tretë e cila i kushtohet Teki Dervishit.

Në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery do të lexohen kumtesa të ndryshme që i dedikohen krejtësisht kësaj figure të shquar të letërsisë shqipe.

Sonte në panel do të jenë: Haqif Mulliqi, Qibrije Demiri dhe Flamur Maloku. Kjo mbrëmje do të moderohet nga Ibrahim Kadriu.

Projekti Promovimi i letërsisë shqipe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.