Kulturë

Pasioni për këpucëtarinë

Ishte viti 1956, kur në Normalen e Prizrenit po ndiqte vitin e tretë. Në dy vitet e para në Pejë e në Gjakovë rrugën e kishte bërë me opinga, ashtu si shumica dërrmuese e bashkëmoshatarëve. Por për në Prizren kishte arritur të kursente që të blinte një palë këpucë, gati të reja.

Doli në “tregun e plaçkave”, siç njihej atëherë, dhe pa një palë që edhe i pëlqenin, edhe që ia mbërrinte xhepi.

“Vallahi veç një plak i ka bajt”, ishte aduti i fortë i një shitësi, po ashtu i moshuar, për ta bindur që t’i blinte.

Tek dy vjet më vonë, kësaj here në Prishtinë, ai do të arrinte të blinte një palë këpucë të reja, që njiheshin me maje. Në mbathjen e parë aq ia kishin ënjtur këmbët, sa qe i detyruar që t’i zbathte teksa shikonte një film në “Kino Rinia” (atëherë “Kino Omladina”). E kur filmi kishte përfunduar më s’kishte mundur t’i mbathte. Kishte ecur në çorape, nëpër akull, nga qendra deri te konviktet e Normales.

E ky burrë tash në moshë, emri i të cilit del të jetë më i parëndësishëm sesa ky rrëfim, ka me dhjetëra palë këpucë në dollap.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)