Kulturë

“Onufri” pret gati 20 mijë vizitorë në shtator

Onufri

Janë afro i 20 mijë persona që kanë vizituar muzeun kombëtar “Onufri” gjatë muajit shtator.

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka treguar se ka interes të lartë për artin ikonografik në muzeun kombëtar “Onufri”.

“Interesi i madh për këtë trashëgimi ka bërë të mundur që vetëm për muajin shtator gati 20 mijë vizitorë të kenë admiruar thesaret që mban ky muze”, ka njoftuar Gonxja.

Koleksioni i muzeun kombëtar “Onufri” në Berat përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe nga një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.

Nën dyshemenë e absidës më 12 gusht 1968 u zbuluan dy kodikët e famshëm të Beratit, “Kodiku i Purpurt i Beratit” (“Codex Purpureus Beratinus”) i shekullit VI pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shekullit IX pas Krishtit.

Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit, si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Muzeu ikonografik “Onufri” për vitin 2023  ka pasur 1000 e 240 vizitorë më shumë se një vit më parë. Turistët e huaj kanë preferuar ta vizitojnë Muzeun duke përdorur këtë shërbim që vjen në gjuhët shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Koleksioni i Muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.

Muzeu kombëtar “Onufri” në Berat është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986.