Kulturë

Nxënësit e “Odhise Paskalit” me ekspozitë të përbashkët

Në hollin e objektit të ri të shkollës së mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali”, të martën nxënësit e kësaj shkolle, në një ekspozitë, kanë prezantuar punën dhe shkathtësitë që kanë marrë gjatë vitit shkollor që lanë pas.

Në këtë ekspozitë nxënësit e të gjitha klasave dhe drejtimeve ekzistuese në këtë shkollë – pikturë, dizajn tekstili, interier, grafikë dhe qeramikë – shpërfaqen magjinë e tyre të brendshme për art dhe talentin krijues të nxënë në këtë shkollë të vetme të llojit të vet në Kosovë.

“Kjo është një punë e madhe që kanë bërë nxënësit e shkollës sonë, të cilët nuk kishin arritur deri këtu pa ndihmën e mësimdhënësve të tyre”, ka thënë drejtori i kësaj shkolle, Bujar Kelmendi, para se ta shpallte të hapur ekspozitën.

E në këtë ekspozitë nuk mungoi as piktura-autoportret, tashmë e famshme jo vetëm në këtë shkollë, e maturantit të pikturës nga Peja, Thoti Haxha.

Me këtë vepër Haxha vitin e kaluar ka ngadhënjyer për pikturim të autoportretit në garën prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Proko Challange”, në të cilën kishin garuar piktorë të të gjitha grupmoshave nga gjithë bota.

{gallery}