Kulturë

“Notre Damit” nis t’i kthehet nami edhe vizualisht

(Art News) - Gati pesë vjet pas zjarrit që shkatërroi katedralen “Notre Dame” në Paris, kryqi i ri i rindërtuar u zbulua dhe paraqiti interesim të madh mediatik. Pjesa e lartë e katedrales është 315 metra e lartë dhe është në krye me një gjel dhe kryq të artë.

E bërë për t’i përngjarë origjinalit, maja e katedrales është kopja e asaj paraprake, vepër e bërë nga Viollet -le-Duc në shekullin XIX. Ishte i dyti objekt i tillë i bërë për katedralen. Origjinali që daton nga shekulli XIII u hoq për shkak të dëmtimit në fund të shekullit XVIII.

Vepra e re si përsëritje u projektua nga arkitekti Philippe Villeneuve, udhëheqës i projektit të madh të restaurimit të “Notre Dame”. Gjeli i ri u bekua nga Kryepeshkopi i Parisit, dhjetorin e kaluar, para se të montohej nëpërmjet një vinçi. Brenda saj përmban një numër reliktesh, përfshirë fragmente të asaj që besohet të jetë kurora me gjemba e Jezusit.

“Notre Dame” pritet të rihapet më 8 dhjetor. Edhe pse restaurimi i plotë i ndërtesës dhe zonës përreth do të vazhdojë deri në vitin 2028.

Presidenti francez, Emanuel Macron, kishte premtuar se katedralja do të përfundonte punimet brenda pesë viteve nga kaplimi nga zjarri. Për fat të keq, ajo nuk do të rihapet në kohë për Lojërat Olimpike verore që fillojnë në muajin korrik.

“Notre Dame” është pjesë e Parisit që nga vitet 1200. Ndoshta asnjë objekt tjetër nuk e përfaqëson Francën më mirë se “Notre Dame”. “Rivali” i saj kryesor, një simbol nacional, kulla “Eiffel” është shumë më e re.

Nga katedralja ka marrë emrin edhe një nga kryeveprat letrare të vendit. Romani i Hugo Victor Hugo, “Notre-Dame” është i njohur për francezët thjesht si “Notre Dame de Paris”.

Ajo u përfshi nga zjarri në prill të vitit 2019. Hera e fundit, kur katedralja pësoi dëmtime serioze ishte gjatë Revolucionit Francez, kur statujat e shenjtorëve u grabitën nga disa persona që njiheshin si anti të krishterë.

Gjithashtu godina i kishte mbijetuar edhe kryengritjes së Komunës së vitit 1871, si dhe dy luftërave botërore.

Katedralja nuk është vetëm objekti më popullor turistik në Evropën Perëndimore. Tetë shekuj pas përfundimit të saj, është gjithashtu edhe një vend adhurimi, rreth 2 mijë shërbime mbaheshin atje çdo vit.