Pas zjarreve shkatërruese në Los Ageles që goditën zemrën e industrisë së filmit, janë shpallur nominimet për çmimet “Oscar”.
Në edicionin e 97 të çmimeve më prestigjioze në botën e kinematografisë të nominuar për filmin më të mirë janë: “Anora”, “The Brutalist”, “A Complete Unknown”, “Conclave”, “Dune: Part 2”, “Emilia Perez”, “I’m Still Here”, “Nickel Boys”, “The Substance” dhe “Wicked”.
Kësaj radhe të nominuar për regjisorin më të mirë janë Jacques Audiard për filmin “Emilia Pérez”, Sean Baker për filmin “Anora”, Brady Corbet për filmin “The Brutalist”, James Mangold për filmin “A Complete Unknoën” dhe Coralie Fargeat për filmin “The Substance”.
E për skenarin më të mirë origjinal në nominim janë projektet kinematografike, “Anora”, “The Brutalist”, “A Real Pain”, “September 5” dhe “The Substance”.
Për aktoren më të mirë në rol kryesor në nominim janë Demi Moore, Cynthia Erivo, Mikey Madison, Karla Sofía Gascón dhe Fernanda Torres.
Ndërsa në kategorinë për aktorin më të mirë në rol kryesor të nominuar janë Adrian Brody, Timothee Chalamet, Colman Domingo, Ralph Fiennes, dhe Sebastian Stan
Presidenti i Akademisë, Janet Yang gjatë ceremonisë së nominimeve ka thënë se kjo ka qenë një kohë e vështirë për Los Angelesin si vend ku punojnë dhe jetojnë shumë anëtarë të industrisë të komunitetit të filmit. Sipas tij, “Oscars” vazhdimisht ka bashkuar komunitetin në festën globale të filmit.
Nominimet fillimisht ishin planifikuar për më 17 janar. Por pasi zjarret filluan më 7 janar dhe disa zona të Los Angeles duke lënë pas nivele historike të shkatërrimit. Akademia shtyu dy herë shpalljen e nominimeve.
Ka pasur edhe zëra që i kanë kërkuar Akademisë që të anulonte krejtësisht çmimet “Oscar”. Drejtuesit e Akademisë kanë argumentuar se ceremonia e 2 marsit duhet të mbahet edhe për shkak të ndikimit ekonomik në Los Angeles poer edhe si një simbol i qëndrueshmërisë për industrinë e filmit. Organizatorët janë zotuar se ceremonia e këtij viti do të “festojë punën, bashkon komunitetin global të filmi dhe do të vlerësojë ata që luftuan me shumë guxim kundër zjarreve”.
Akademia e filmit anuloi drekën e saj vjetore të kandidatëve. Ngjarjet e tjera janë shtyrë ose pakësuar. Të mërkurën, Kramer dhe Yang kanë thënë se kandidatët për këngën origjinale nuk do të performojnë këtë vit.
Aktori më i mirë në rol mbështetës
Yura Borisov, “Anora”
Kieran Culkin, “A Real Pain”
Edward Norton, “A Complete Unknown”
Guy Pearce, “The Brutalist”
Jeremy Strong, “The Apprentice”
Grimi dhe flokët
“A Different Man”
“Emilia Perez”
“Nosferatu”
“The Substance”
“Wicked”
Muzika më e mirë
“The Brustalist”
“Conclave”
“Emilia Perez”
“Wicked”
“The Wild Robot”
Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër
“Alien”
“Anuja”
“I’m Not a Robot”
“The Last Ranger”
“The Man Who Would Not Remain Silent”
Filmi më i mirë i animuar për metrazh të shkurtër
“Beauful Men”
“In the Shadow of the Cypress”
“Magic Candies”
Skenari më i mirë i adaptuar
“A Complete Unknown”
“Conclave”
“Emilia Pérez”
“Nickel Boys”
“Sing Sing”
Skenari më i mirë origjinal
“Anora”
“The Brutalist”
“A Real Pain”
“September 5”
“The Substance”
Aktorja më e mirë në rol mbështetës
Monica Barbaro, “A Complete Unknown”
Felicity Jones, “The Brutalist”
Ariana Grande, “Wicked”
Isabella Rossellini, “Conclave”
Zoe Saldaña, “Emilia Pérez”
Kënga më e mirë origjinale
“El Mal” nga “Emilia Perez”
“The Journey” nga “The Six Triple Eight”
“Like a Bird” nga “Sing Sing”
“Mi Camino” nga “Emilia Pérez”
“Never Too Late” nga “Elton John: Never Too Late”
Filmi më i mirë me narrativë dokumentare
“Black Box Diaries”
“No Other Land”
“Porcelain War”
“Soundtrack to a Coup d’Etat”
“Sugarcane”
Dokumentari i shkurtër më i mirë
“Death by Numbers”
“I Am Ready, Warden”
“Incident”
“Instruments of a Beating Heart”
“The Only Girl in the Orchestra”
Filmi më i mirë me narrativë ndërkombëtare
“I’m Still Here,” Brazil
“The Girl with the Needle,” Denmark
“Emilia Pérez,” France
“The Seed of the Sacred Fig,” Germany
“Flow,” Latvia
Filmi më i mirë Animuar
“Flow”
“Inside Out 2”
“Memoir of a Snail”
“Wallace and Gromit: Vengeance Most Fowl”
“The Wild Robot”
Dizajni më i mirë i produksionit
“The Brutalist”
“Conclave”
“Dune: Part Two”
“Nosferatu”
“Wicked”
Editimi më i mirë
“Anora”
“The Brutalist”
“Conclave”
“Emilia Perez”
“Wicked”
Efektet e më të mira të tingujve
“A Complete Unknown”
“Dune: Part Two”
“Emilia Perez”
“Wicked”
“The Wild Robot”
Efektet më të mira vizuale
“Alian: Romulus”
“Beter Man”
“Dune: Part Two”
“Kingdom of the Planet of the Apes”
“Wicked”
Kinematografia më e mirë
“The Brutalist”
“Dune: Part Two”
“Emilia Perez”
“Maria”
“Nosferatu”
Aktori më i mirë në rol kryesor
Adrian Brody “The Brutalist”
Timothee Chalamet “A Complete Unknown”
Colman Domingo “Sing Sing”
Ralph Fiennes “Conclave”
Sebastian Stan “The Apprentice”
Aktorja më e mirë në rol kryesor
Demi Moore, “The Substance”
Cynthia Erivo, “Wicked”
Mikey Madison, “Anora”
Karla Sofía Gascón, “Emilia Pérez”
Fernanda Torres, “I’m Still Here”
Regjisori më i mirë
Jacques Audiard, “Emilia Pérez”
Sean Baker, “Anora”
Brady Corbet, “The Brutalist”
James Mangold, “A Complete Unknown”
Coralie Fargeat, “The Substance”
Filmi më i mirë
“Anora”
“The Brutalist”
“A Complete Unknown”
“Conclave”
“Dune: Part 2”
“Emilia Perez”
“I’m Still Here”
“Nickel Boys”
“The Substance”
“Wicked”
Ceremonia e ndarjes së çmimeve pritet të mbahet më 2 mars