Kulturë

Një vit i suksesshëm për Banksyn gjersa shitjet dhe aktivizmi rriten

Vepra e artistit është shitur për milionë ndërsa misioni i tij kontrovers i shpëtimit të imigrantëve synon të jetë një thirrje zgjimi për Evropën

(The Guardian) – Për shumë kë, viti 2020 mund të ketë qenë diçka që dëshirojnë ta harrojnë, por për Banksyn kanë qenë 12 muaj në të cilët ai në mënyrë të vazhdueshme ka shënuar një rritje të papërmbajtshme nga një artist i rrugës në një fenomen kulturor.

Në shtator, pas gjashtë muajsh pasigurie në tregun e artit ndërsa panairet u mbyllën dhe shitjet ranë, ai u kthye në trend. “Show Me the Monet” u shit për 7.5 milionë funte në ankandin “Sotheby”, ndërsa një vit më herët vepra e tij “Devolution Parliament” u shit për 9.9 milionë.

Qëndrimi i tij në tregun e artit është rritur pjesërisht për shkak të një audience aziatike gjithnjë e më të interesuar, ndërsa profili i tij publik është mirëmbajtur nga veprat prej shtëpie, në një sallon flokësh dhe në metronë e Londrës.

Alex Branczik, kreu evropian i artit bashkëkohor në “Sotheby’s”, ka thënë se kërkesa për vepra dhe printime të Banksyt në tregun sekondar nuk ka qenë kurrë më e lartë, me më shumë blerës tradicionalë të uritur për të përditësuar koleksionin e tyre.

“Shumë koleksionistë më tradicionalë, njerëz që blejnë Basquiat dhe Haring, madje edhe Giacometti ose Bacon, tani po shikojnë gjithashtu Banksyn si një artist serioz”, ka thënë ai.

Megjithatë, përkundër këtyre sukseseve, 2020-a nuk ka qenë e gjitha një lundrim i qetë për Banksyn. Në gusht, një anije shpëtimi e financuar nga artisti thuhet se ishte gati që të çonte në “gjendje të jashtëzakonshme” pasi u nis nga Spanja për të rimarrë njerëzit e bllokuar në kalimin midis Libisë dhe Italisë. “Louise Michel”, e cila ishte pikturuar me ngjyrë rozë të ndritshme dhe shfaqte veprën e Banksyt, shpëtoi rreth 200 njerëz dhe arriti në Palermo pasi që dërgoi një sinjal ankthi. U kritikua nga disa për qasjen e saj, ndërsa ekuipazhi u deklarua se shpresonte që veprimi të shërbente si thirrje zgjimi për Bashkimin Evropian në një vit kur dihet se më shumë se 500 refugjatë kishin vdekur në Mesdhe.

John Brandler, një tregtar i cili ka blerë disa vepra të Banksyt, ka thënë se incidenti në det nuk ishte për t’u habitur. “Situata e anijes me migrantë ishte tipike se ai ka qëllime të mira, por ai nuk e kishte menduar thellë”.

Tregtari ka shtuar se taktikat guerile të Banksyt mund të shkaktojnë probleme për shkak të famës së tij në të gjithë botën dhe pasojat e realizimit të një vepre në pronën e dikujt tjetër mund të kushtojë.

Realizimi i fundit i një gruaje që teshtin në një mur në Bristol të Britanisë i shkaktoi probleme familjes që zotëronte pronën pasi ishte në kohën e shitjes së shtëpisë. Gazetat thanë se çmimi i shtëpisë u rrit për 5 milion funte dhe familja u kritikua pasi ndaloi përkohësisht shitjen. Ata më vonë konfirmuan se shitja po vazhdonte siç ishte planifikuar.

“Meqenëse është lënë në murin e tyre, ata kanë të gjithë përgjegjësinë dhe kostot e mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së veprës, por nuk mund të bëjnë asgjë me të. Kështu që ata marrin të gjitha pikat negative dhe asgjë pozitive”, ka thënë Brandler.

Krahas problemeve në det, kishte edhe raste në gjykatë, me një kompani evropiane që kishte ngritur padi ndaj artistit. Banksy humbi një betejë të gjatë ligjore me një kompani kartolinash që argumentonte se mund të përdorte imazhin e “Flower Thrower” pasi që artisti ishte anonim.

Më 2014, përfaqësuesit e Banksyt, “Pest Control Office”, aplikuan me sukses për vulën e Bashkimit Evropian sa i përket “Flower Thrower” dhe ai ngriti një dyqan në Croydon me qëllim që të siguronte mbështetje për rastin e tij. Por në shtator kjo u përmbys pas një përplasje dy-vjeçare.

Një panel i BE-së ka thënë se ata gjetën “se qëllimi i tij nuk ishte të përdorte markën si një markë tregtare për të komercializuar mallrat... por vetëm për të shmangur ligjin. Këto veprime nuk janë në përputhje me praktikat e ndershme”.

Një avokat i çështjeve tregtare, i cili përfaqësoi kompaninë e kartave, ka thënë se si rezultat i vendimit "të gjitha markat tregtare të Banksy janë në rrezik pasi që i gjithë portofoli ka të njëjtën çështje".

Pra, a ka mundësi kjo që ta thartojë vitin e ardhshëm për Banksy? Brandler nuk mendon kështu dhe ka thënë se njerëzit duhet të presin çmime më të larta në treg dhe aktivizëm të paparashikueshëm në vend të një tërheqjeje.

"Nëse një printim i nënshkruar i “Love Is in the Air” mund të shkojë për qindra e mijëra dollarë, nuk ka asnjë limit", ka thënë ai. "Kjo është më e shtrenjtë se sa një vepër e Picassos ose e Rembrandt".

Branczik, ndërkohë, po merr një qasje më pragmatike. "Unë kam mësuar të mos befasohem kurrë nga Banksy", ka thënë ai.

Image