"Nisemi" është titulli i librit më të ri të Krenar Zejnos. Poet dhe botues, pronar i shtëpisë botuese Zenit Editions dhe i galerisë së artit "Zenit" në Tiranë, Zejno është një nga poetët më autentik në letërsinë shqipe sot.
Në faqen e pasme të kopertinës së këtij libri, është vendosur një portret i vetë Zejnos, i bërë me laps në letër, nga piktori Zinni Veshi. "Nisemi" është titulli i njërës nga poezitë e këtij libri.
??????!
Nisemi!
Shqipton astronauti për në urdhëresë eteri
vargun më të shkurtër shkruar ndonjëherë
Nisemi!
Ku njësh me shkulmin e shkuljes rrënjësh
të shpojmë stratosfere një brimë në jehonë
Nisemi!
T’i rrimë të pacaktës një rrotull çikërrimë
satelit i përjetë i dëshmie sublime dështim
Nisemi!
Hënash poezie plagosur si ato mijëra herë
kafshate poeti që mëkon apokalipsin e vet
Nisemi!
Vullkanesh të paqëm zjarrmie të paqëllim
mbi limane pa det anës brigjesh pa pragje
Nisemi!
Për dallgët që s’reshtin së vërsuluri steresë
kreshtat që rrëzohen fill pasi shalojnë valën
Nisemi!
E dhimbjes të gremiset për mbi botë poema
si qysh prej zanafille tek kalëron mbi fjalën
Nisemi!
E themeluar në vitin 2003, galeria e artit "Zenit" është një nga hapësirat më të plleshme të arteve në hapësirën shqiptare, e shpalosur në këtë reportazh.
{gallery}