Kulturë

Nga puthja e policëve, e deri te rinoqerontët e Banksyt

Banksy

Ashtu si të gjithë artistët e famshëm, Banksy shpesh reduktohet në një vlerë monetare - duke i bërë veprat e tij të artit sa të këndshme, aq edhe material për “meme”

Banksy është bërë i famshëm nga të qenët i famshëm, gjë që është një arritje mjaft e madhe, duke pasur parasysh se nuk jemi të sigurt se kush në të vërtetë është ai. Ashtu si të gjithë artistët e famshëm, ai shpesh reduktohet në një vlerë monetare - duke i bërë veprat e tij të artit sa të këndshme aq edhe material për “meme”. Kafshët që Banksy ka pikturuar nëpër skutat e Londrës këtë verë, po shkaktojnë një rritje tashmë të njohur të adhurimit dhe hutisë. Megjithatë, pas kultit të tij (anti) të famshëm, Banksy është një artist, puna e të cilit ndryshon jashtëzakonisht në cilësi. Në më të mirën e tij ai është një agjent provokator satirik me pak rivalë. Në rastin më të keq, ai është shumë sentimental ose ideologjikisht i çmendur, shpesh të dyja në të njëjtën kohë. Pra, cilat veprat ia vlen të bëjnë bujë dhe cilat meritojnë të harrohen shpejtë?

Kapaciteti i Banksy për të qenë i zakonshëm për tragjedinë përmblidhet nga kjo pikturë e cila nuk i shton asgjë fotografisë së Nick Ut-it të Phan Thị Kim Phúc-it pasi ajo u dogj nga një sulm me napalm. Posaçërisht kur ai shton Mickey Mouse dhe Ronald McDonald si personazhe në të.

Një nga veprat e artit më të njohura, por më të zbrazëta të Banksy-t, ky mural që u shfaq për herë të parë në South Bank të Londrës në 2002 është përgjigjja e shekullit të 21-të për pikturën e lezetshme viktoriane Bubbles, të John Everett Millais, e cila u përdor si një reklamë për Pear’s Soap. Baloni në formë zemre largohet. Vajza e vogël është e trishtuar.

Seria e muraleve të kafshëve që kanë pushtuar Londrën këtë muaj janë prova që Banksy e ka tejkaluar plotësisht talentin e tij me famën që ka. Vandalizmi, vjedhjet, pritshmëria e madhe - janë si një përgjigje e programuar automatike, megjithatë nuk ka perceptime të freskëta të natyrës në këto imazhe të thjeshta.

Një protestues i maskuar, duke e marrë në shënjestër një armik të cilin nuk mund ta shohim, duke hedhë ... një tufë me lule! Kjo është një foto me absurditet e vetëkënaqur me zgjuarsinë e saj.

Luftëtari i rrugës duket i zemëruar, por hedh dashuri - një slogan vizual i çuditshëm që nuk thotë asgjë për konfliktin aktual. Më keq, agresioni i figurës minon në mënyrë të ngathët qëllimin pacifist.

Nëse Monet do të ishte afër tani, pellgu i tij me zambakë uji do të ishte i mbushur me mbeturina, po? Dhe kështu e ka pikturuar Banksy. Një version i tmerrshëm i një pikture të Monet me karroca pazari dhe një kon trafiku në ujë. A është satirizimi i ndotjes së ujit apo tallja e Monetit i cili ishte një elitar francez? Sido që të jetë është disi budallaqe.

Duhej të mos ishe aty për të vlerësuar panairin e frikshëm argëtues të Banksy-t. Si koncept, ai ishte menjëherë intrigues dhe gjenial dhe dukej shumë argëtues në TV ose në internet. Por kur e vizitoje, ishte vërtet dëshpëruese me artin e saj jashtëzakonisht të keq, duke përfshirë një tablo të pashpirt dhe joqesharake të përplasjes së karrocës të Hirushes.

Ky debutim në artin e performancës nga Banksy e bëri atë shumë të mirëpritur e me plot entuziazëm në New York. Një aktor luan një djalë këmbëzbathur që shkëlqen këpucët e viteve 1900, duke i dhënë një shkëlqim statujës kolosale të Ronaldit. Objektivi është shumë i qartë që ai të jetë vërtet shqetësues ose qesharak. Një ide mjaft e mirë e vrarë nga klisheja.

A është piktura e Banksy-t e një fëmije me jelek shpëtimi që mban një flakadan mbi kanalin e Venecias një koment i fuqishëm mbi krizën e refugjatëve – apo thjesht një pjesë tjetër e ndotjes turistike në Serenissima? Venecia, ajo mrekulli e brishtë mesjetare e botës, me siguri nuk ka nevojë për përmirësim nga Banksy.

Banksy tregon aftësitë e tij artistike, zakonisht të fshehura mjaft mirë, në këtë mural në Paris. Ai bën një interpretim kompetent të Napoleonit të Jacques-Louis Davidit duke kaluar Alpet, duke vendosur detaje të vërteta në kalin e Bonapartit dhe rrobën e tij të mbështjellë. Edhe Banksy, me sa duket, nuk mund t'i rezistojë magjisë kulturore të Parisit.

Banksy e lejoi veten të spërkatet në artin abstrakt në këtë vepër të fundit në Londër. Reja e bojës së gjelbër të spërkatur është mjaft e bukur. Kështu është edhe qëndrimi i saj i zgjuar pas një peme të vërtetë, të prerë brutalisht dhe pa gjethe.

Arti i Banksy-t u shfaq në ndërtesa të bombarduara dhe vende të tjera të goditura nga lufta në Ukrainë në vitin 2022 si një akt solidariteti me kombin e sulmuar. Ukraina e vlerësoi gjestin e artistit misterioz dhe madje i vendosi muralet e tij në pulla postare. Në dukje, një fëmijë mposht një burrë Putinesk në xhudo.

Banksy ka një brez sentimental një milje të gjerë dhe Krishtlindjet nxjerrin më të mirën tek ai. Ky mural që u shfaq mrekullisht në Port Talbot një natë dimri tregoi një fëmijë që përshëndeste atë që dukej si borë, por doli të ishte hi nga një zjarr në një kosh plehrash.

Ju nuk mund ta mposhtni një miush si një imazh vizatimor i një klase të ulët anarkistësh të përgjakshëm, që ngrihen nga ulluqet për të kafshuar autoritetin. Minjtë e Banksy-t nuk janë vetëm një markë tregtare, por një nga krijimet e tij më të përmbledhura dhe më efektive, me fuqinë e tyre për t'u materializuar brenda natës në një murtajë të frymëzuar në Londër që përhapet nga Shoreditch në qytet.

Banksy ka pak të përbashkëta me artistët e mëparshëm të rrugës si Haring ose Basquiat, por ky klasik i hershëm ka një marrëdhënie të dallueshme me një imazh të famshëm të liderëve komunistë që puthen, të pikturuar në Murin e Berlinit. Banksy e përkthen imazhin e autoritetit të çuditshëm në Britani në këtë vepër të thjeshtë dhe qesharake.

Ky mural i një pastrueseje që pastronte atë që askush nuk dëshiron të shohë, fitoi shumë nga vendndodhja e saj kur Banksy e vendosi atë në murin e galerisë White Cube të Londrës. Në atë kontekst të botës së artit, kjo grua po bën punën e saj me pagë të ulët, duke pastruar pas një pamje private. 

Krishtlindjet në shtëpinë e Banksy-t duhet të jenë të shkëlqyera – ai me të vërtetë duket se beson në periudhën e vullnetit të mirë. Kjo pjesë e mrekullueshme e magjisë së dimrit në Birmingham ngjalli drerin e Babagjyshit që me sa duket tërhiqte lart një stol të përdorur nga njerëzit e pastrehë. Është një nga ballafaqimet e tij më të shkathëta të pikturës dhe jetës reale, e bërë me dhembshuri.

Zakonisht kur shfaqet një Banksy, kudo nga Kievi në New York, ka një gëzim të jashtëzakonshëm ndërsa vendasit dynden për ta parë atë dhe për të llogaritur të ardhurat e shtuara nga turistët. Por kjo nuk ngjau në Clacton-on-Sea, ku kjo pikturë e një zogu shumëngjyrësh emigrant afrikan që abuzohej nga speciet vendase të çuditshme u akuzua në mënyrë të pabesueshme për racizëm - një përgjigje që dëshmoi se satira ishte e lënduar.

Ndërsa çmimet e Banksy-t u rritën, ai shfrytëzoi rastin për të bërë një hap të rëndësishëm në tregun e artit dhe shndërrimin e kulturës në para. Gjithçka shkoi mirë në një ankand të Sotheby's në vitin 2018  me  “Girl With Balloon” deri në momentin që u shit për 1042 funte.. Pastaj një mekanizëm i brendshëm e copëtoi atë në shirita. Por tregu fiton gjithmonë: kjo vepër e vetëshkatërruar që atëherë është shitur për 18 mijë e 582 funte. 

Kjo vepër e hershme në Bristol ka vulgaritetin e papërpunuar dhe pisllëkun e gëzueshëm të një Hogarth-i modern. Një burrë lakuriq varet nga një dritare nga e cila po e kërkon burri i veshur me rrobat e të dashurit të tij. Duhet vetëm një sekondë për ta kuptuar shakanë, sepse është e pikturuar me aq shumë vrull, sa mund ta shikoni shumë më gjatë dhe në mënyrë të përsëritur.

Kur Stormzy u bë kryesues i listës në Glastonbury në vitin 2019 me një jelek antiplumb të krijuar nga Banksy, kjo e ngriti karrierën e artistit për ta bërë atë një nga pop artistët e Britanisë. Ashtu si një Peter Blake apokaliptik, Banksy kishte veshur Stormzy-n në një gamë klasike ngjyrash të Banksy-t. Ky flamuri Mbretërisë së Bashkuar, pothuajse i pikturuar vetëm me një paletë ngjyrash monokromatike  mbron dhe sfidon urrejtjen e ekstremit të djathtë.