Printimi 3D vazhdoi të përdorej në mënyra inovative në vitin 2021. Në Itali teknologjia u përdor për të rikrijuar një kryevepër. Profesionistët skanuan “Davidin” e Michelangelos në dhjetor të 2020-s. Këto të dhëna u përdorën për të printuar një kopje të statujës.
Replika doli në ekspozitë në “Dubai Expo 2020”, kur shkaktoi polemika pasi një pjesë e madhe e skulpturës së zhveshur të Davidit ishte mbuluar për të mos u shikuar nga publiku. Printimi 3D këtë vit gjithashtu u përdor për të ndërtuar shtëpi. Në Kaliforni printerët industrialë u përdorën për të krijuar shtëpi financiarisht të përballueshme.
“Ne jemi në gjendje të printojmë saktësisht atë që na nevojitet. Pra, është ndërtim me zero për qind mbetje të panevojshme, që zakonisht mbetet nga një ndërtim tradicional”, ka thënë Sam Ruben, bashkëthemelues i “Mighty Buildings”. Në Holandë teknologjia u përdor për të ndërtuar me printer 3D një shtëpi prej betoni. Shtëpia njëkatëshe me dy dhoma gjumi përbëhej nga 24 pjesë betoni që ishin ndërtuar nga një makinë për 120 orë. Përputhet me të gjitha rregullat holandeze të ndërtimit dhe jepet me qira nga një çift. Gjithashtu në Holandë një urë e punuar përmes printimit 3D u vendos në Amsterdam. Përurimi i saj u bë zyrtarisht nga mbretëresha holandeze Maxima me ndihmën e një roboti.
Ura është e mbushur me sensorë, kështu që studiuesit në Kolegjin Imperial në Londër mund ta monitorojnë atë në kohë reale dhe të vlerësojnë se si po përdoret. Printimi në 3D ka ndihmuar gjithashtu botën mjekësore. Shkencëtarët izraelitë krijuan një model 3D të një tumori të trurit duke përdorur indin e vetë pacientit. Pacienti ka një glioblastoma, një kancer shumë agresiv i trurit.
Një bioprinter ishte në gjendje të përsëriste tumorin së bashku me qelizat e tjera nga truri i pacientit.
Tumori i printuar u mbajt i gjallë për rreth dy muaj gjatë së cilës kohë studiuesit e testuan atë me ilaçe të ndryshme kundër kancerit. Ata besonin se kjo jepte rezultate shumë më të sakta, sepse qelizat sillen ndryshe nga mënyra se si do të silleshin brenda trupit tonë.
Ekipi thotë se ky model 3D ishte mjaft i mirë dhe i nevojshëm për të studiuar shkallën e rritjes dhe sjelljen e secilit tumor nga secili pacient sesa tek modelet 2D.
''Kjo është një nga fushat më aktive në kërkime, në kërkimin e kancerit, gjithashtu në zëvendësimin e organeve. Është i njëjti arsyetim. Dallimi i vetëm është se organet që rikrijojnë duhet ta kthejnë atë në trup, ne nuk kemi plane për t'ia kthyer indin e kancerit asnjë pacienti”, ka thënë Ronit Satchi-Fainaro, udhëheqësi i studimit nga Universiteti i Tel-Avivit. Teknologjia ndihmoi gjithashtu për përkujdes nga bota e kafshëve. Një studente veterinare polake zhvilloi një metodë printimi 3D për të prodhuar proteza me porosi për qentë.
Ndryshe nga endoprotezat tradicionale, ato nuk kanë nevojë të ngjiten në mënyrë kirurgjikale dhe janë relativisht të lira me rreth 750 dollarë për copë. Qeni Sonia humbi një këmbë kur u godit nga një kamion, por pati fatin të merrte një gjymtyrë artificiale.
Në Gjermani gushti shënoi 60- vjetorin e rënies së Murit të Berlinit duke i penguar ata nga pala lindore e kontrolluar nga sovjetikët të udhëtonin në anën perëndimore. Një aplikacion i ri virtual e risolli atë në jetë. Krijuar nga Fondacioni i Murit të Berlinit, ai rikthen përdoruesin në kohën e Luftës së Ftohtë, kur tanket sovjetike dhe amerikane u përballën me njëri-tjetrin.
Aplikacioni tregon se si tanket amerikane iu afruan pikës së kontrollit më 27-28 tetor të vitit 1961, të ndjekur nga tanket sovjetike në anën tjetër. Berlini dhe e gjithë bota mbajti frymën për 16 orë.
Në një përshkallëzim tensionesh tanket amerikane dhe sovjetike u përballën me njëri-tjetrin derisa Nikita Sergeyevich Hrushovi dhe John F. Kennedy arritën një marrëveshje dhe tanket u tërhoqën një nga një. Fondacioni vendosi që një aplikacion virtual është mënyra më e mirë për t’u treguar përdoruesve se sa afër njëra-tjetrës ishin tanket.
Diçka pak më e lehtë - në Tokio, një bilbord u bë një mace 3D që lëviz dhe mjaullin. Ai ishte 8.16 metra e gjatë dhe 18.96 metra i gjerë - një nga bilbordët më të mëdhenj në Japoni.
Macja gjigante doli për të përshëndetur njerëzit që ecnin poshtë shtatë herë brenda orës, nga ora 7 e mëngjesit deri në 6 pasdite.
Për shkak të popullaritetit të tij, ekzistonte një llogari zyrtare në Twitter, e cila kishte një orar për shfaqjen.
Në Kanada teknologjia e hologramit ndihmoi një shoqëruese të nuses të merrte pjesë në dasmën e shoqes së saj më të mirë, pavarësisht se kishte ngecur në Londër për shkak të kufizimeve të udhëtimit COVID-19. Dhëndri kontaktoi ARHT Media, një kompani e specializuar për teknologji holografike.
Ajo solli shoqëruesen e nuses Sarah Reddington në studion e tyre në Londër, në orën 3 të mëngjesit, në mënyrë që ata të mund ta transportonin virtualisht atë përtej Oqeanit Atlantik për të folur me nusen Brittany. “Ajo kishte veshur fustanin e shoqërueses së nuses dhe i kishte bërë flokët dhe grimin. Ajo kishte edhe një gotë shampanjë”, ka thënë Larry O'Reilly, kryeshef ekzekutiv i “ARH-së”.