Kulturë

Ndryshimi i Bogotёs dhe bashkёbisedimi me tё parёt e tri qyteteve

Pёr herё tё parё po hyja nё objektin e qendrës “Evropa” nё Prizren tё hapur nga Zyra e Bashkimit Evropian nё Kosovё dy vjet mё parё. Mendova, ndoshta arsyeja ishte se kur u ndёrtua ky objekt nuk e pashё tё harmonizuar mirё me ambientin pёrreth, se si mё rrinte rёndё nё njё prej zonave mё piktoreske tё peizazhit urban tё qytetit dhe prandaj mё ishte bezdisёs.

Sidoqoftё, m’u desh tё pyesja pёr sallёn nё “DokuKino” dhe hyra brenda. Njё sallё e mirё me rreth 150 ulёse ishte mbushur plot, shkruan sot Lorika Hisari në Koha Ditore.

Ishte ky njё aktivitet qё po pёrmbyllte njё projekt tё pёrbashkёt mes tri organizatave kulturore “DokuFest”, “Anibar” dhe “Termokiss”, tё quajtur “Hacking Urban Space” (pёr mosnjohёsit e fushёs sё kompjuterisё fjala “hacking” mund tё nёnkuptohet si ndёrhyrje e paautorizuar, dёmtim apo shfrytёzim qёllimkeq nё kёtё rast i hapёsirave urbane).

Nё kuadёr tё projektit ishte shfaqur njё seri filmash, kryesisht tё pёrqendruar nё sfidat e transformimeve urbane tё tri qyteteve mё tё mёdha tё Kosovёs: Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës.

Atё ditё do tё shfaqej filmi “Bogotá Change” nga Andreas Dalsgaard dhe do tё mbahej njё debat pёrmbyllёs ku tё ftuar ishin z. Erion Veliaj – kryebashkiak i Tiranёs, z. Shpend Ahmeti – kryetar i Prishtinёs, z. Gazmend Muhaxheri - kryetar i Pejёs dhe z. Mytaher Haskuka – kryetar i Prizrenit.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)