Kulturë

Muzeu që shpërfaq historinë e skateboardit që nga koha sovjetike

Historia e skateboardit në Rusi tregohet në Shën Petersburg. Muzeu i Skateboardit i hapur në nëntor përmban skateborde që nga kohë sovjetike, ato të viteve ‘80 dhe të gjitha llojet e tjera.

Themeluesi i Muzeut është Pavel Trifonov. Ai u mor me këtë sport që nga viti 1987. Asokohe ishte 13-vjeçar. Që atëherë, ai është përfshirë në markën e parë ruse që prodhonte skateboardë “Matrix”. Ka ndërtuar parqe patinazhi dhe tani ka hapur edhe këtë muze si një faltore e pasionit të tij.

Ai u frymëzua pasi pa muzeun e këtij sporti në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë.

“Ishte viti 2010 dhe unë bleva domenin ‘skatemuseum.ru’. Që nga ai moment, dhjetë vjet më parë, fillova të mos i hedh atë që kisha grumbulluar në komodinë, por t’i ruaj dhe madje ta pasuroj këtë hapësirë”, ka thënë Trifonov. Muzeu gjurmon evolucionin e skateboardëve.

Në vitet 1980, ato të prodhuara në Bashkimin Sovjetik ishin plotësisht të sheshta me pezullime të ngushta, shumë të ndryshme nga dizajnet kudo në botë.

“Përderisa në Bashkimin Sovjetik kishte dërrasa të këtij konfigurimi, jashtë vendit njerëzit kishin kohë që bënin patinazh në dërrasa si këto që tashmë kishin një lloj kthese ‘kicktail’. Kishte dërrasa më të gjera në mënyrë që të mund të rrëshqitje përgjatë bordurave dhe të hipje përgjatë vertikaleve, rampa, ndërsa ne kishim vetëm disa, ndoshta aq pak sa mund t'i numërosh në gishtat e njërës dorë”, ka treguar Trifonov.

Ekspozitat përfshijnë edhe revista dedikuar skateboardit të bëra në shtëpi në qytetin Saratov, 30 vjet më parë, dërrasa të punuara me dorë, dhe mallra si rripa, orë alarmi dhe madje edhe shishe. Ekziston edhe një bord që dikur ishte në pronësi të skateboardistit më të famshëm në botë.

“Sa u përket diamanteve tona (të koleksionit): skateboardi i Tony Hawk i vitit 1983 është maja e Ajsbergut", ka thënë Trifonov.

“Kur Tony Hawk na vizitoi në turneun ‘Rally Gumball 3000’ në vitin 2013, ai përfundoi në Shën Petersburg me ne dhe ishte një përvojë e mrekullueshme”. Dërrasa mund të jenë edhe art.

Janë ekspozuar tetëdhjetë skateboardë të dekoruar me shkëlqim, secili me dizajnin e vet unik.

“Ky është ‘skate’ art. Që nga viti 2010 kemi mbajtur gjashtë ekspozita, ua shpërndamë dërrasat miqve tanë skateboardistë, ata vizatuan mbi to, pas kësaj bëmë një festë të vogël, u argëtuam, vlerësuam punimet”, ka thënë themeluesi.

Dhe nuk është vetëm ajo që është nga jashtë, pasi që ka edhe disa punime interesante nga brenda të bëra nga disa inxhinieri.

“Për shkak se kuverta është bërë nga i njëjti metal si pezullimi, nëse në një skateboard të zakonshëm ka një, dy, tri pjesë, këtu ka vetëm dy pjesë. Çdo gjë e zgjuar është e thjeshtë”, ka thënë ai.

Për vizitorët, muzeu sjell kujtime.

“Si fëmijë kam bërë skatebord në atë kohë, dhe fëmijëria ime ka qenë shumë kohë më parë, ishte fundi i viteve 1980”, ka kujtuar vizitorja Natalia Kotova.

Një tjetër vizitor, Vladimir Chetvyarikov, kujton ligësinë në të cilën do të futej vetëm për të qenë në gjendje të bënte skateboard.

“Nuk kishte asfalt të mirë, si rregull. Ne bënim patinazh në dyqane të mëdha, dhe gjithmonë ishte një rojë në mbrëmje që vraponte pas nesh me ndonjë fshesë ose një lopatë dhe përpiqej të na nxirrte prej andej. Por ne ktheheshim dhe e bezdisnim”, ka thënë ai.

Muzeu i Skateboardit në Shën Petersburg është i pari i këtij lloji në Rusi. Hyrja është falas.