Kulturë

Mjeshtri për të cilin ora nuk mat vetëm kohën

Në Kosovë ende është gjallë një gjeneratë, anëtarët e së cilës nuk e dinë saktë datën e tyre të lindjes.

Ua kanë treguar stinën në të cilën kanë lindur, e në raste më precize se kaq, e thonë të kenë lindur në kohën e korrjeve ose në një kohë të caktuar kur janë kryer të tjera veprimtari të ndryshme. 

Ka raste kur e lidhnin datëlindjen e tyre me festa si Shën Gjergji a të tjera si këto. Matja e kohës me sekonda është relativisht e vonë. Në fakt është njëri prej shënjuesve të modernitetit, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, kullat e sahatit që kanë shërbyer për të treguar saktë orën, në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Rahovec e Mamushë, sot janë monumente kulture të mbrojtura. E orët, ato të murit, të xhepit a të dorës, ato të moçmet, janë po kështu pjesë e thesareve të çmuara të familjeve. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)