Kulturë

Ministria shkel afatin për ta bërë “Ulpianën” me plan menaxhimi

Prishtinë, 22 qershor - Ministria e Kulturës ka shkelur afatin ligjor për hartimin dhe miratimin e planit të menaxhimit për parkun arkeologjik “Ulpiana”. Gati dy muaj ka kaluar afati që MKRS-ja ia kishte caktuar vetes për ta pasur planin e menaxhimit për të vetmin park arkeologjik në vend. Kësisoj, institucioni më i ri kulturor prej fundit të muajit tetor, kur është inauguruar, ka mbetur njëjtë: pa staf të përhershëm, pa bazë mbi të cilën administrohet, pa energji elektrike e pa dyqan ku do të shiteshin riprodhime të artefakteve e gjëra të tjera, dhe pa ciceron.

Përderisa zyrtarët e MKRS-së kanë thënë se po presin disa komente të Institutit Arkeologjik të Kosovës pas hartimit të draftit të planit të menaxhimit, zyrtarët e IAK-ut kanë thënë se presin që atë ta finalizojë MKRS-ja. Problem tjetër është fakti që plani, sipas zyrtarëve ministrorë, duhet të miratohet nga Qeveria (gjerësisht, sot në “Kohën DFitore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.