Në datën 12 janar 2018, u mbajt në Tiranë mbledhja e gjashtë vjetore e Asamblesë së Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave (AAAS), në drejtimin e presidentit të radhës të saj, prof. dr. Isuf Kalo, u njoftua përmes një komunikate..
Asambleja e Akademisë vlerësoi punën e bërë gjatë vitit 2017, duke vlerësuar shtrirjen e forumeve të saj në qytete të ndryshme të vendit, zgjerimin e veprimtarive në fushën e artit duke u shtrirë me sukses në atë të artit skenik e multimedias, gjallërimin e mëtejshëm të veprimtarive në bashkëpunim organizime homologe e të ngjashme për nga karakteri dhe vizionet e qëllimi të intelektualëve shqiptarë jashtë kufijve të vendit etj.
Botimet e anëtarëve të saj me logon e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave po zënë gjithmonë e më shumë një vend të rëndësishëm në prodhimtarinë studimore, kërkimore, arsimore e publicistike të vendit. Viti 2017 është karakterizuar nga një dinamikë në rritje në veprimtarinë e Akademisë dhe seksioneve të saj, si dhe nga një veprimtari më e gjallë individuale artistike shkencor e publicistike e anëtarëve të saj. Aktualisht, Akademia ka selinë e saj, vulën e shërbimit të autoritetit të vet dhe faqen përkatëse të internetit në shërbim të publikut të interesuar për veprimtaritë e saj dhe për planin e aktiviteteve vjetore etj.
Në diskutimet e anëtarëve të Akademisë, përveç vlerësimit të realizimeve të derisotme, u shprehën dhe sugjerime të vlefshme për veprimtaritë që duhet të pasojnë, duke vendosur në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2018 shtrirjen e forumeve të saj edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, duke qenë të bindur që do të ketë një interes e mirëpritje të madhe nga bashkëkombësit tanë dhe intelektualët e vendit në këto troje. Nga ana tjetër, Asambleja sugjeroi që, me rastin e vitit të Skënderbeut, organizata të planifikojë këtë vit një seri veprimtari në sferën historike, përqendruar në figurën e Skënderbeut e pasuar në ngjarjet kryesore historike të asaj epoke.
Detyrë e Akademisë është të renditet me institucionet e tjera në kërkim të fondeve të vëna në dispozicion për këtë eveniment nacional të vitit, duke paraqitur projekte veprimtarish të rëndësishme, duke u evidentuar si një njësi e mirëfilltë e zhvillimit të kërkimit shkencor, inovacionit dhe komunikimit shkencor publik në vend.
Me këtë rast, asambleja e Akademisë miratoi dhe dy anëtarë të rinj: Prof. dr. Edvin Prift (mjek kardiokirurg), Prof. dr. Artan Hoxha (jurist) dhe ra dakord për të marrë mendimin dhe miratimin për një kandidaturë të tretë që pritet të shpallet paskëtaj.
Në përfundim të saj, Mbledhja VI Vjetore e Asamblesë së Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, duke iu referuar Statutit të Akademisë, zgjodhi anëtarët e rinj të Kryesisë për vitin 2018, të përbërë nga: Prof. dr. Luljeta BOZO (Arkitekte) Presidente e radhës, prof. dr. Shefkie ISLAMAJ (Gjuhëtare), dr. Moikom ZEQO (Arkeolog) si zëvendëspresidentë.
Prof. dr. Marenglen SPIRO (Fizikan), në bazë të Statutit, vijon vitin e dytë të mandatit të dytë si zëvendëspresident dhe Sekretar Shkencor.
Po kështu, kjo mbledhje zgjodhi si President Elect të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, prof. dr. Sokol SADUSHI (Jurist), i cili do të jetë presidenti i radhës i kësaj Akademie për vitin 2019.
Marenglen SPIRO
Sekretar Shkencor
ANËTARË TË PËRHERSHËM
Ismail KADARE (President Nderi)
Alajdin ABAZI (inxhinier, Maqedoni)
Bashkim AHMETI (piktor)
Arben BABOÇI (mjek)
Abdylmenaf BEXHETI (ekonomist, Maqedoni)
Panajot BOGA (mjek)
Luljeta BOZO (inxhiniere)
Basri ÇAPRIQI (poet, Kosovë)
Pandeli ÇINA (mjek)
Alqi ÇULLAJ (kimist)
Limos DIZDARI (kompozitor)
Dhimiter DHORA (biolog)
Përparim FUGA (fizikant)
Romeo GURAKUQI (historian)
Gëzim HOXHA (arkeolog)
Ermonela JAHO (soprano)
Helena KADARE (shkrimtare)
Isuf KALO (mjek)
Eno KOÇO (dirigjent)
Ksenofon KRISAFI (jurist)
Emil LAFE (gjuhëtar)
Xhevat LLOSHI (gjuhëtar)
Skënder MINXHOZI (gazetar)
Inva MULA (soprano)
Mina NAQO (matemakan)
Anila PAPARISTO (biologe)
Tedi PAPAVRAMI (violonist)
Llukan PUKA (matematikan)
Skënder RIZA (historian, Kosovë)
Evan RROÇO (shkencat agronomike)
Rafet RUDI (kompozitor, Kosovë)
Sokol SADUSHI (jurist)
Marenglen SPIRO (fizikant)
Sali SHIJAKU (piktor)
Fatos TARIFA (sociolog)
Pëllumb XHUFI (historian)
Aleksandër XHUVANI (inxhinier)
Shefkie ISLAMAJ (gjuhëtare, Kosovë)
Kujtim ÇASHKU (regjisor, kineast)
Moikom ZEQO (arkeolog)
Edvin PRIFTI (mjek kardiokirurg)
Artan HOXHA (jurist)
ANËTARË NDERI
Jean-Philippe ASSAL (mjek, Zvicër)
Craig CALHOUN (Drejtor i London School of Economics, Angli)
Amitai ETZIONI (sociolog, SHBA)
Victor FRIEDMAN (gjuhëtar, SHBA)
Lord Anthony GIDDENS (sociolog, Angli)
Pierre HASSNER (filozof, Francë)
Peter LUCAS (gazetar, SHBA)
Matteo MANDALA (gjuhëtar, Itali)
Lucie NADIN (historiane, Itali)
Claus OFFE (politolog, Gjermani)
Marc POINTET (inxhinier, Francë)
Obrad SAVIC (filozof, Serbi)
Bryan TURNER (sociolog, SHBA)