Kulturë

Mbishkrimi i Justinianit në Ulpianë – dedikim unik dhe politik, jo religjioz

Ne sallen e Senatit te UP-se u prezantua mbishkrimi i zbuluar vitin e kaluar ne lokalitetin arkeologjik te Ulpianes

Mbishkrimi i zbuluar vitin e kaluar në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është deshifruar nga arkeologët që janë marrë me të tash e më shumë se një vit. Arkeologët Christophe Goddard, përfaqësues i “Ecole Normale Supérieure” nga Parisi dhe drejton laboratorin “Aoroc”, Arben Hajdari nga Universiteti i Prishtinës dhe Milot Berisha, ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës kanë qenë përballë rreth 50 vetave. Zbulimi i vjetshëm kishte bërë jehonë si diçka unike jo veç si gjetje, por edhe si përmbajte që shtjellon politikën e shekullit VI, saktësisht të kohës kur sundimtar i këtyre anëve ishte Justiniani

Në strukturat e kishës mbi mozaikun me motive të ndryshme më 2023 qe hasur në mbishkrimin latin. Aty qartësohet se ishte perandori Justinian, i cili personalisht ka iniciuar ndërtimin e qytetit Justiniana Secunda. Mbishkrimi gjendet në zonën qendrore të kishës, hapësirë që është parë nga të gjitha anët e objektit të kultit. Përtej kësaj, detajet e mbishkrimit zbërthejnë edhe rrethana të tjera personale e politike të kohës kur kjo anë si pjesë e Perandorisë së kohës udhëhiqej nga perandori me prejardhje dardane, Justiniani. E vazhdimësia dardane deri në mesjetë, po ashtu është faktuar nëpërmjet mbishkrimit në latinisht. Të hënën në ambientet e rektoratit, arkeologu Christophe Goddard ka nxjerrë një përfundim. “Ky dedikim nuk është dedikim religjioz, është politik, pasi është dedikimi i parë për një qytet. Pra kishte vendim politik brenda një kishe. Andaj, evoluimi i vendit të kishës gjatë Justinianit erdhi në nivelin politik”, ka thënë ai.

Salla e Senatit në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës të hënën ka qenë nikoqire e një prezantimi të veçantë. Mbishkrimi i zbuluar vitin e kaluar në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është deshifruar nga arkeologët që janë marrë me të tash e më shumë se një vit. Arkeologët Christophe Goddard, përfaqësues i “Ecole Normale Supérieure” nga Parisi dhe drejton laboratorin “Aoroc”, Arben Hajdari nga Universiteti i Prishtinës dhe Milot Berisha, ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës kanë qenë përballë rreth 50 vetave. Zbulimi i vjetshëm kishte bërë jehonë si diçka unike jo veç si gjetje, por edhe si përmbajte që shtjellon politikën e shekullit VI, saktësisht të kohës kur sundimtar i këtyre anëve ishte Justiniani. 

Arkeologu francez, Christophe Goddard, ka thënë se Justiniani ka ndërtuar shumë ndërtesa dhe qytete dhe ua ka dhënë emrin e vet qyteteve. 

“Por insistoj se në botën e së folurës latine është i vetmi dedikim i nënshkruar nga Justiniani e Theodora. Ka mbishkrime ku ai përmendet, por jo dedikime të tilla nga ai”, ka thënë Goddard. 

Historia e lokalitetit arkeologjik të Ulpianës është magjepsëse. Bashkëpunimi midis institucioneve franceze dhe atyre të Kosovës nën mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, ka zbardhur detaje interesante. Është vërtetuar se vendbanimi daton qysh në parahistori. Arkeologu Arben Hajdari ka falur për historikun e gërmimeve në këtë lokalitet. Ka treguar se fillimisht është punuar në vitin 1953, më pas më 1954, 1959 dhe më shkëputje deri në vitet e pasluftës. Hajdari ka shpjeguar edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që po zhvillohet e po ashtu edhe ka krahasuar strukturat e kishës së zbuluar së voni me ato të Sant’Apollinare Nuovo në Ravena. Kisha ikonike e Ravenas daton prej vitit 504 në qytetin bregdetar të Italisë. 

“Krahasimi neve na duket shumë i përafërt” ka thënë Hajdari. Incizimet gjeofizike kanë treguar në fund të 2019-s se arkeologët do të kenë të bëjnë me një kishë të madhe, 78 metra të gjatë dhe 23 të gjerë, që është më e madhe se katedralja ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë. Krahas kishës, ishte një shtëpi e madhe 40 me 40 metra.

Por vjet arkeologët kishin rënë në diçka që u bë sensacion. Burimet historike, por edhe të dhënat në terren kanë treguar se pas shkatërrimit të qytetit të Ulpianës, nja 700 metra në lindje ishte ndërtuar Justiniana Secunda. Dëshmi për këtë qenë edhe strukturat e kishës paleokristiane 

Në strukturat e kishës mbi mozaikun me motive të ndryshme qe hasur në mbishkrimin latin. Aty qartësohet se ishte perandori Justinian, i cili personalisht ka iniciuar ndërtimin e qytetit Justiniana Secunda. Mbishkrimi gjendet në zonën qendrore të kishës, hapësirë që është parë nga të gjitha anët e objektit të kultit. Përtej kësaj, detajet e mbishkrimit zbërthejnë edhe rrethana të tjera personale e politike të kohës kur kjo anë si pjesë e Perandorisë së kohës udhëhiqej nga perandori me prejardhje dardane, Justiniani. E vazhdimësia dardane deri në mesjetë, po ashtu është faktuar nëpërmjet mbishkrimit në latinisht.

Të hënën në ambientet e rektoratit, arkeologu Goddard ka nxjerrë një përfundim. 

“Ky dedikim nuk është dedikim religjioz, është politik, pasi është dedikimi i parë për një qytet. Pra kishte vendim politik brenda një kishe. Andaj, evoluimi i vendit të kishës gjatë Justinianit erdhi në nivelin politik”, ka thënë ai. 

Ai vazhdimisht ka folur për një dedikim monumental për qytetin që ndodhej në Dardani. Fakti që Perandori e përmend këtë si krijim të tij është një detaj interesant, pasi sipas arkeologëve, tregon se ai ka financuar ndërtimin e qytetit e ndërtimin e tempujve. Justiniani kishte sunduar prej vitit 527 deri më 565.

Por tash arkeologët kanë ngushtuar kohën e ndërtimit të kishës a qytetit. 

“Kemi ngushtuar kohën, 537-545 uroj që ta zvogëlojmë edhe më shumë kohën e datimit. Uroj që ta zvogëlojmë kohën edhe më shumë e ta dimë saktësisht se kur është ndërtuar kjo peshkopatë që ka pasur rëndësi të madhe jo veç për arealin e Ulpianës, por edhe për Dardaninë në vetvete”, ka thënë Berisha në ligjëratën mysafire të titulluar , “Dedikimi latin unik i themelimit të një urbs Dardaniae nga Perandori Justinian dhe Theodora”. 

Gërmimet e sivjetshme përreth hapësirës së mbishkrimit kanë zbuluar pjesë shumëngjyrëshe të mozaikut që shpërfaq figura gjeometrike, zogj e fontana uji. Bëhet fjalë për pjesën e baptisterit, ose pagëzimores. Strukturat e ndërtesës kanë shenjat e kohës dhe dëmtimi nuk është i vogël. Njashtu edhe në rastin e mozaikëve. Por deri tash të paktën në një rast, mozaikët shpërfaqin qartë artin dhe dedikimet e kohës. Një figurë zogu dhe fontana me ujë janë punuar kujdesshëm përderisa pjesën më të madhe të zogut në anën tjetër të fontanës e ka bjerrë koha. 

Christophe Goddard, në gushtin e sivjetmë kishte thënë se kanë të bëjnë me mozaik të bukur me zogj dhe fontana që janë simbol i baptizmit. I ka përshkruar si gjetje elegante. 

“Mendojmë se mozaiku duhet të jetë i qasshëm për publikun. Duhet të gjendet mënyra që të bëhet një konsolidim dhe mbrojtje e saj, në mënyrë që kur ka vizitorë, të zbulohen mozaikët”, kishte thënë ai.

Arkeologu Arben Hajdari, njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se është një kompozim me motive gjeometrike dhe pastaj me zogj, fontana, shporta dhe elemente të tjera të cilat janë karakteristike për këtë periudhë, fazat e hershme të krishterimit. 

“Pra, është diçka e zakonshme që e gjejmë. Por për nga motivet, kompozimi është një mozaik cilësor, gjë që është e shpjegueshme për faktin që është destinuar për një bazilikë madhështore çfarë ka qenë kjo. Pra një bazilikë peshkopale”, kishte thënë ai.

E po në gusht të këtij viti, Qeveria e Kosovës ua kishte vënë pikën proceseve të shpronësimit të parcelave ku ndodhen lokaliteti arkeologjik i Ulpianës – më i rëndësishmi në vend – dhe ai i Dresnikut. Në mbledhjen e 216-n me radhë, Qeveria kishte autorizuar institucionet që të bëjnë pagesat për parcela. Për arkeologët që udhëheqin punimet në këto lokalitete, ky ishte lajmi më i rëndësishëm në raport me trashëgiminë arkeologjike të vendit. 

Në tre hektarë vizitorët qysh nga viti 2016 – kur një pjesë e lokalitetit u shpall park arkeologjik – mund të shohin shumë struktura e gjetje. Në sektorin e parë të Parkut gjenden banja romake, tempulli e bazilika e fortifikuar me katër kulla. Por, e gatshme për t’u parë është vetëm një kullë. I dyti përbëhet nga vila suburbane apo vila periferike, përkatësisht nga rrënojat e mureve të një krahu të vilës, që pas gjysmës së shekullit I hapësira është shndërruar në varrezë dhe tash quhet nekropoli verior. E sektori i tretë ua ofron vizitorëve bazilikën episkopate, që ndryshe quhet edhe katedrale. Është kompleks i madh kishtar i periudhës së antikitetit të vonë, ndërtim paleokristian.